Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

751 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja dy gjerat qe shqetesojne me shume tek ky Inter (pas asaj qe pame dje ne fushe)

Gazzetta – Ja dy gjerat qe shqetesojne me shume tek ky Inter (pas asaj qe pame dje ne fushe)
Inter Club Staff

Ishte nje Sassuolo shume e mire dje, e afte qe te hidhte Interin ne tapet ne ndeshjen e pare te Serie A. 

Zikalterit tentuan te rihapin ndeshjen, por pa sukses. Maurito Icardi dhe Lautaro Martinez paten nje nate jo, por ne total e gjithe loja e skuadres ishte teper e dobet.

Por sipas Gazzetta dello Sport, dje ka pasur tre momente kyce gjate ndeshjes qe kane ndikuar dhe tek Interi ka dy gjera qe shqetesojne me shume.

GRAN SASOL – Keshtu e quan Gazzetta dello Sport paraqitjen e Sassuolos dje (Sassuolo e madhe sipas tyre). “Eshte nje rikthim ne te ardhmen. Pas nje futbolli jo te vendosur te Bucchit, nje loje mbrojtese me Iachinin, ja tek vjen Sassuolo e pare qe ngjan me shume me lojen e ish-tranjerit te saj Di Francesco. Duket menjehere dora e De Zerbi qe duket si vellai binjak i tranjerit te Romes aktualisht.

MAURO E LAUTARO FLOP – “Per tangon argjentinase, do te na duhet te presim. Pas fishekzjareve ne vere dhe dy yjeve te saj Icardi dhe Lautaro (mbi te gjitha ky i fundit), ne ndeshjen e pare qe ka rendesi Maurito dhe Toro mbesin ne box. Kane kerkuar pak njeri-tjetrin dhe kane gabuar shume. Lautaro u duk pak dhe Icardi shperdoroi edhe ato pak mundesi qe kishte. Ky eshte shqetesimi numer nje: do te funksionojne ata te dy bashke?

MBROJTJA – “Eshte nje pjese e pare terrori per linjen mbrojtese te Spallettit. Dalbert eshte shkatrrimtar, por edhe Miranda aspak mire. Sigurisht qe mungesa e Skriniar u ndje gjiashtu. Por Spalletti tenton te ndryshoje dicka ne pjesen e dyte duke derguar Asamoah prapa dhe duke futur Perisic ne vend te Dalbert por shqetesimi i dyte mbetet: cila eshte dyshja perfekte e Interit ne mbrojtje nderkohe qe ne dispozicion jane Miranda, Skrinair dhe De Vrij?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.