Gazzetta – Ja e verteta mbi Robben: por duket se hollandezi nuk…
Eshte e vertete qe Marotta dhe Ausilio po e shohin me shume kujdes merkaton e parametrave zero, por nuk eshte e vertete qe Interi eshte pas cdo lojtari qe eshte ne skadence kontrate.
Kete gje konfirmon edhe Gazzetta dello Sport sot e cila eshte rikthyer tek tema e Arjen Robben.
Sipas disa lajmeve qe kane qarkulluar diten e djeshme, ai i eshte propozuar Interit. Por jo vetem kaq, ai eshte pyetur ne konference per shtyp per nje interesim te zikalterve dhe eshte pergjigjur duke thene: “Jam shume krenar per interesin e klubeve te medha, do te vendos se shpejti.”
Por Gazzetta shton me pas: “Hollandezi i eshte propozuar Interit nepermjet agjenteve te tij, por emri i tij nuk eshte nje emer qe ngroh zemrat e drejtuesve zikalter.”
“Ai nuk eshte nje objektiv dhe nuk eshte ne qender te listes se Interit. Por jo vetem ai, edhe Luis Antonio Valencia i Manchester United i cili eshte ne skadence kontrate gjithashtu.”