Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 12, 2019

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja gjendja e te demtuarve ne prag te Lazios: shqeteson Nainggolan, De Vrij dhe Icardi!

Gazzetta – Ja gjendja e te demtuarve ne prag te Lazios: shqeteson Nainggolan, De Vrij dhe Icardi!
Inter Club Staff

Tani eshte koha e kombetareve, ku 11 lojtare te Interit kane grumbulluar nga kombetaret respektive dhe nuk do te jene ne Milano deri ne mesjaven e javes se ardhshme. 

Por nuk jane vetem ata qe shqetesojne tanjerin e Interit, Spalletti, ne prag te ndeshjes me Lazion qe do te luhet pas nje jave.

Ajo qe shqeteson me shume Spallettin ne kete moment eshte gjendja e lojtareve te demtuar dhe ajo e Icardit (qe ka pretenduar se ka qene i demtuar ne gju).

Pikerisht per kete gje ka shkruar sot Gazzetta dello Sport: 

“Rutina e Mauro Icardit nuk ndryshon aspak dhe dje ka qene e njejta: ka ardhur nder te paret ne Appiano dhe ka ikur i fundit me Roberto Gagliardinin rreth ores 14:00.”

“Ai, po ashtu si nje dite me pare eshte stervitur nje pjese te kohes me skuadres dhe nje pjese te kohes i vetem per te pershpejtuar kapjen e formes.”

“Por nuk eshte vetem Icardi per tu rekuperuar per ndeshjen ndaj Lazios: ai qe shqeteson me shume eshte Radja Nainggolan qe ka nje demtim muskular dhe vetem ne fillim te javes do te merret vesh se sa i demtuar eshte ai dhe nese do ja dale te jete ne fushe ndaj Lazios.”

“Testi i ri per te do te behet te marten ose te merkuren, atehere kur do te rikthehen nga kombetaret edhe lojtaret e tjere dhe aty do te vendose Spalletti edhe ne baze te formes te lojtareve te tjere. Gjithesesi eshte shume e veshtire qe Nainggolan tja dale te jete ne kete ndeshje.”

“Nderkohe lajme te mira ka per Stefan De Vrij: ai u demtua me kombetaren hollandeze duke munguar ne ndeshjen e luajtur nga kombetarja e tij, por duket se ka pasur thjesht nje shqetesim te vogel dhe asgje serioze.”

“Ne mendjen e Spallettit tashme ka shqetesim vetem per gjendjen e tyre: a do te jete Icardi, Nainggolan dhe De Vrij ndaj Lazios? Po tentohet qe te jene qe te tre, ose te pakten dy prej tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.