Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,903 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja Interi i ri. Angelomario president? Thohir…

Gazzetta – Ja Interi i ri. Angelomario president? Thohir…
Xhorxh Gellci

Tani qe gjithcka eshte e percaktuar, edhe ne detaje, ka shume kuriozitet mes tifozeve zikalter, por jo vetem, per menyren si do te strukturohet Interi i ri.

Nga ajo qe duket do te kete akoma nje Moratti ne Keshillin e ri Administrativ dhe ky mund te jete Angelomario, i destinuar per te marre rolin e zv. presidentit. Kush do te jete president? Te gjithe do te thonin Thohir, por kujdes sepse nuk eshte kaq e sigurt. Indoneziani, deri me sot, ne te gjitha klubet sportive qe eshte bere pronar, nuk e ka marre kurre detyren me te rendesishme, dhe nuk eshte e thene qe do e beje kete tek Interi. Manjati mund te vendose te beje president nje njeri te besuar te tijin qe i garanton prezence ne territorin italian.

E thjeshte te mendohet, ne fakt, qe Thohir do te vazhdoje te jetoje ne Indonezi dhe mund edhe te mos kthehet per firmat e kalimit te pronesise, qe sipas Gazzetta dello Sport, mund te vijne te hene ose maksimumi te marte kur nuk perjashtohet nje mbledhje e jashtazakonshme e Keshillit Administrativ.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.