Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,170 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja klauzola e frikshme qe Interi i ka vendosur ne kontrate Lautaro Martinez

Gazzetta – Ja klauzola e frikshme qe Interi i ka vendosur ne kontrate Lautaro Martinez
Inter Club Staff

Me sa duket, edhe per blerjen me te re te Interit do te kete nje klauzole ne kontrate per skuadrat qe do deshirojne ta blejne. 

Ajo do te jete nje klauzole shume e larte qe do i jepte mundesi Interit qe te ‘mos merzitej’ edhe nese ndonje skuader do te donte ta blinte, sepse do te jete sa pese fish e vleres qe eshte paguar tek Racing per te siguruar lojtarin.

Kete gje e ka treguar sot La Gazzetta dello Sport, qe ka shpjeguar se ne kontraten e nenshkruar nga Lautaro Martinez ekziston nje klauzole shume e larte largimi qe e ka vleren 111 milione euro, nje me shume se Mauro Icardi.

Klauzola e kapitenit te Interit eshte e vlefshme vetem gjate 15 diteve te para te korrikut dhe vlen vetem per skuadrat jashte Italise.

Me shume mundesi, te njejten vlefshmeri kohore dhe te njejten kerkese si ajo e Icardit do te kete edhe klauzola e Lautaro Martinez.

Kjo eshte nje shifer shume e larte qe tregon besimin e madh qe ka Interi tek djaloshi i blere nga Racing Avallaneda, i cili eshte gati te veshe bluzen me numrin 10 dhe te ‘cmendi’ San Siron.

Duke shpresuar se askush nuk do te paraqitet ne zyrat e Interit me 111 milione euro ne kurriz…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.