Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

692 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja kush do te jete dyshja titullare e mbrojtjes se Interit: Spalletti ka vendosur!

Gazzetta – Ja kush do te jete dyshja titullare e mbrojtjes se Interit: Spalletti ka vendosur!
Inter Club Staff

Dalengadale, muri i formuar nga Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij po merr forme. 

E keshtu, nuk ishte thjesht rastesi qe Spalletti ka hequr dore nga Skriniar ne Reggio Emilia vetem per shkak te nje problemi fizik.

Pastaj, pas asaj mungese, ai ka qene gjithmone ne fushe perkrah hollandezit.

“Muskuj, centimetra, eksperience nderkombetare, kapacitet per te qene deciziv ne topat e ndalur dhe goditjet e lira por edhe kenaqesi per te luajtur me top.”

“Dyshja Skriniar-De Vrij garanton te gjithe kualitetin qe Spalletti pretendon nga mbrojtesat e tij dhe nga ata mund te linde rritja e gjithe skuadres ne nivel loje.”

Kete gje e ka shpjeguar Gazzetta dello Sport sot e cila vazhdon:

“E  meson historia e Serie A: nese duhet te besh rruge drejt titullit, nuk mund te lesh kurre menjane zerin e golave te pesuar.”

“Kjo sepse kete vit lajmi i mir eshte qe ne sulm alternativat nuk mungojne aspak per Interin qe me ne fund mund te mos jete e varur vetem nga Icardi.”

“Ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit, dyshja De Vrij-Skriniar ka qene me e mira per:

Numrin e topave te luajtur: 349. 

Numrin e pasimeve te sakta: 288. 

Numrin e topave te rekuperuar: 27. 

E keshtu, duket e qarte se si Spalletti ka ndryshuar filozofine e Interit duke i pershtatur totalisht me idete e tij.

Edhe pse per momentin eshte ndalur diskutimi i rinovimit per Skriniar, ai mbetet nje njeri qendror i ketij Interi dhe nuk pritet te kete probleme ne te ardhmen per te rinovuar kontraten.

Spalletti duket se e konsideron ate titullar te padiskutueshem perkrah De Vrij dhe e shikon hollandezin si partnerin e tij. Por nese dikush do te zevendesohet per te pushuar pak e per te futur ne fushe edhe Miranden, ai do te jete De Vrij.

Gjithesesi Spalletti shikon si titullare ne kete Inter sllovakun Milan Skrinair dhe Stefan De Vrij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.