Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja kush eshte e ardhmja e Interit ne porte pas Samir Handanovic

Gazzetta – Ja kush eshte e ardhmja e Interit ne porte pas Samir Handanovic
Inter Club Staff

“Nje super marreveshje per te dyja palet.”

Keshtu e nis shkrimin e saj sot Gazzetta dello Sport per ate qe e quan si “te ardhmen e portes se Interit”.

Por flasim per Ionut Radu, i cili u rikthye ne nje moment tek Interi por pastaj u rikthye perseri tek Genoa (per te pakten nje sezon tjeter ne huazim) ne nje marreveshje qe ben te perfitoje si Genoa por edhe Interi.

“Radu ka qene me i forte vjet se nje kampionat qe do te kishte fundosur shume portiera por ai ka arritur te tregoje te gjitha aftesite e tij dhe forcen qe e karakterizon.”

“Ai eshte shume i forte edhe nga ana mentale sepse ne momentin kur Genoa rrezikonte Serie B, ishin pikerisht pritjet e tij qe i dhane nje dore jo te vogel skuadres.”

“Ne rrugen e re te nisur me Andreazzolin, ka fituar edhe Ionut Radu. Tani eshte nje skuader qe luan shume mire ne sulm, pa asnje frike ndaj askujt, dhe mund te arrije tek zona kundershtare me tre apo kater pasime.”

“Kjo gje i ka dhene mundesi qe numri nje rumun (ose me sakte, numri 97), qe paraqet te ardhmen e Interit ne porte, te tregoje me te miren e tij.”

“Nisjet e gjata prej 60 metrash kane bere qe menjehere Genoa te perfitoje nga aftesite e Radu: e mbani mend nisjen per Kouame qe i ka shenuar golin e dyte Fiorentines se Montelles? Ja, pikerisht kjo eshte nje nga cilesite e tij me te mira.”

“Por pervec se me kembe, ai eshte i mrekullueshem edhe me duar: ka reflekse qe shume pak portiere i kane ne Serie A sot.”

“E ardhmja i takon e gjitha atij dhe mund te jete nje e ardhme e ngjyrosur totalisht zikalter. Ai vetem duhet te vazhdoje keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.