Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja kush eshte Lautaro: gola, force mentale dhe spektakolar. Te kujton Agueron!

Gazzetta – Ja kush eshte Lautaro: gola, force mentale dhe spektakolar. Te kujton Agueron!
Inter Club Staff

Cfare sulmuesi ka blere Interi me Lautaro Martinez? 

Sot Gazzetta dello Sport pershkruan ne 360 grade lojtarin e ri zikalter dhe cilesite e tij.

“Ai mund te luaje si sulmues i pare dhe sulmues i dyte, por edhe sulmues krahu ne te dy krahet. Nese luan ne kete pozicion, preferon te niset nga e majta per te shkuar ne qender me pas.

“Keto karakteristika qe ka e bejne ideal si te luaje pas shpines se Icardit, por edhe si sulmues krahu ne nje 4-2-3-1, rol te cilin e ka eksperimentuar edhe me bluzen e Academia.”

“Me mire nga te gjithe rolet, ai luan ate te 4-4-2, keshtu si 3-5-2 por edhe nje 3-4-2-1.”

“Ai ka nje sens te rralle per poziconin e tij, dhe specialiteti i tij eshte qe te levize ne diagonale per te shperbere mbrojtjen kundershtare por eshte shume efikas edhe me shpine nga porta ndermjet mbrojtesve kundershtare.”

“Eshte shume i zoti qe te lexoje lojen e kundershtareve dhe i papermbajtshem ne kundersulme, sidomos ne topat e gjate dhe nje per nje.”

“Specialitet tjeter i shtepise eshte depertimi i papritur dhe kapacitetit per te mare topin ne momentin kur kundershtaret jane ne presion dhe e zhvillon shpejte aksionin duke dribluar ose duke e pasuar topin tek shoku qe ka me afer dhe qe eshte i lire.”

“Te tjera kualitete qe kane spikatur tek ai eshte edhe levizshmeria e madhe, qe nuk i jep kurre pika referimi per pozicionin e tij te sakte ne fushe kundershtareve.”

Me pak fjale, eshte nje sulmues total, i afte qe te beje i vetem te gjithe fazen sulmuese.”

“Kontrolli i topit eshte i mahjnitshem, i afte qe te nderroje edhe lojen, gjuajtje te fuqishme dhe nuk le hapsire as ne lojen ne ajer edhe pse eshte i gjate vetem 1,75.”

“Nese do te na duhet te zgjedhim dike te cilit Lautaro Martinez i ngjan, do te thonim El Kun Aguero.”

“Martinez ka gjithashtu nje force teper te madhe mendore qe bashkohet me vendosmerine dhe shpirtin e sakrifices ne fushe.”

Ky eshte shkrimi special i Gazzetta dello Sport sot qe ka dashur te prezantoje sulmuesin e ri te Interit duke e mbyllur me “Jo me kot e quajne ‘El Toro’, qen e shqip i bie Demi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.