Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

870 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja kush ishte fotografia me e trishtueshme e Interit diten e djeshme

Gazzetta – Ja kush ishte fotografia me e trishtueshme e Interit diten e djeshme
Inter Club Staff

Interi doli dje nga Europa League dhe fajin kryesor per kete e pati sulmi teper i dobet ne te dyja ndeshjet ne Gjermani dhe ne Itali. 

Eintracht arriti te shenonte nje gol ne Meazza, gje qe Interi nuk arriti dot ta bente ne fushen e gjermaneve edhe pse atje fitoi nje penallti por te cilen Brozovic e gaboi.

Por nese futemi ne detaje te ndeshjes se djeshme, ne fushe nuk funksionoi pothuajse asgje.

Ne mes shume mungesave dhe lojtareve qe nuk arriten dot as te mernin nje note kaluese, Interi deshtoi edhe njehere tjeter ne nje moment teper te rendesishem te saj ku duhej nje permbysje.

Duke folur per kete gje, La Gazzetta dello Sport shkruan edhe per Icardin dhe per dicka teper te trishtueshme qe ndodhi ne minutat e fundit te ndeshjes se djeshme: 

“Nese telenovela do te mbyllet ne menyren me te mire te mundshme, duke mos luajtur kete ndeshje (skuadra ne gjendje teper emergjente, shume mungesa) dhe te mos shpallesh ne dispozicion te skuadres ne prag te nje derbi si ky eshte nje krim i vertete.”

“Si te mos mjaftonin te gjithe problemet ne keto vite duke nisur qe tek Fair Play Financiar e deri tek listat e reduktuara, rreth minutes se tetedhjete te shikoje qe freret e sulmit i mori ne dore shtatembedhjete vjecari Sebastiano Esposito (rekordmen dje ne Europe), tetembedhjete vjecari Merola si dhe Andrea Ranocchia i cili kaloi ne sulm eshte fotografia me e trishtueshme e Interit te ketij sezoni dhe gjendjes ne te cilen ndodhej skuadra.”

“E vertete qe kishte shume mungesa, e vertete qe gjendja ishte emergjente, por disa pyetje ata qe e ndertuan kete skuader duhet tja bejne vetes si dhe gjithashtu edhe ata qe qendruan ne shtepi me justifikimin e gjurit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.