Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

958 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja oferta e Interit ne drejtim te Sassuolos per kartonin e Politanos: do te pranohet apo refuzohet?

Gazzetta – Ja oferta e Interit ne drejtim te Sassuolos per kartonin e Politanos: do te pranohet apo refuzohet?
Inter Club Staff

Matteo Politano ka konfirmuar edhe ne Genova se eshte nje element teper i cmuar per Spallettin dhe Gazzetta dello Sport shpjegon se si rendimenti i tij ka bindur Interin qe ta bleje perfundimisht nga Sassuolo. 

Italiani ka ardhur si nje blerje jo e bujshme nga skuadra e Sassuolos kete sezon, por ka arritur qe te luaje pothuajse gjithmone titullar.

Te gjithe numrat jane nga ana e lojtarit ne fakt: “Ai eshte i pari per rast te krijuara (45 te tilla) dhe assiste ka bere 4.”

“Ai eshte i dyti pas Perisic per gjuajtje totale me 60 te tilla dhe krosime gjate aksionit ka bere 104. Politano eshte i treti pas Icardit dhe Perisic per gjuajtje ne porte me 16 gjuajtje.”

“Mbase Interi priste nga ai edhe ndonje gol me shume pas 10 golave te shenuar vitin e shkuar ne Serie A me Sassuolon, por me siguri edhe pse ai ka qene me pak deciziv ne 16 metrat e fundit (ne A ka shenuar vetem 4), Matteo po e mbyll sezonin si protagonist.”

“Keshtu, ne kete moment blerja e tij eshte ashtu si eshte perfolur edhe ne te kaluaren: e sigurt. Por ne kete moment po mendohet se cfare marreveshje te arrihet me Sassuolon per uljen e kostos se operacionit.”

“Matteo erdhi ne Milano ne nje huazim per 7 milione euro ne vere dhe blerja nga ana e Interit do te kushtonte 20 milione euro te tjera.”

“Objektivi i zikalterve ne kete moment eshte te ulet kjo shifer duke futur ndonje lojtar te ri ne marreveshje (Emmers ndoshta?). Ne ditet ne vazhdim pritet te kete te reja te tjera.”

“Gjithesesi, oferta qe po mendon Interi te paguaje per kartonin e tij ne kete moment dhe qe ja ka prezantuar Sassuolos eshte 10-12 milione euro + kartonin e nje lojtari te ri. Nga informacionet e para, kjo oferte as nuk eshte pranuar nga Sassuolo e as nuk eshte refuzuar dhe nuk dihet ende me siguri qellimi i Sassuolos qe natyrisht deshiron te perfitoje sa me shume nga kartoni i lojtarit qe per fatin e tyre te mire ka zhvilluar paraqitje shume te mira duke bere qe kerkesa e tyre te kete nje vije logjike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.