Gazzetta – Ja oferta qe i ka bere Interi per rinovimin Espositos: “Familja e tij e ka refuzuar sepse deshiron te pakten dyfishin e ofertes.”
Vazhdojne zerat per sa i perket te ardhmes se Sebastiano Esposito dje rinovimit te tij me Interin.
Klubi zikalter deshiron qe te rinovoje kontraten e diamantit te saj, por ai vazhdon te kerkoje nje shifer shume te larte.
Kete e konfirmon edhe La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon: “Ne valle ne kete moment eshte edhe nje ceshtje shume delikate per sa i perket firmes ne kontraten e re.”
“Kjo konsiderohej nje formalitet muaj me pare, kur lojtari po behej gjithmone e me i rendesishem per Conten.”
“Por mbase kjo faze ka qene pikerisht ajo qe ka komplikuar kete firme, duke qene se paraqitjet sportive te Espositos jane bere shkak per te kerkuar me shume para (familja e tij pretendon me shume).”
“Familja e Esposito nuk eshte e bindur me oferten e Interit dhe ne mesin e qershorit ishte e vendosur per te nderuar edhe agjent, duke kaluar nga Augusto Carpeggiani tek Federico Pastorello.”
“Ky eshte edhe agjenti i Lukaku dhe ka edhe raporte shume te mira me klubin zikalter.”
“Suning ne fillim kishte menduar per nje rinovim kontrate me 450 mije euro ne sezon, ne stilin Agoume, por lojtari deshiron te pakten dyfishin e kesaj shume.”