Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja pse Interi nuk ben dot pa Nainggolan: me ate ne fushe, zikalterit…

Gazzetta – Ja pse Interi nuk ben dot pa Nainggolan: me ate ne fushe, zikalterit…
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport rikthehet sot te flase per rendesine ekzistenciale te Radja Nainggolan per Interin i cili eshte bere i pazevendesueshem me plot kuptimin e fjales per zikalterit. 

Kete gje e tregojne faktet:

“Kjo sepse eshte e vertete qe pa Radja Nainggolan, Interi ka luajtur mire me nje formacion 4-3-3, por eshte shume e vertete ama qe pa Ninja-n, Interi vuan shume per te fituar nje ndeshje.”

“Ndermjet kampionatit dhe Champions, zikalterit kane luajtur 16 ndeshje dhe 11 kane qene me Radjan ne fushe kurse pese pa Radjan.”

“Krahasimi duket se nuk qendron: me Radjan ne fushe, Interi numeron 82% fitore qe do te thote 9 suksese ne total, nje barazim dhe nje humbje (ne shtepi ndaj Parmes ne javen e trete te Serie A).”

“Ndersa pa belgun ne fushe, Interi ka tre humbje: Sassuolo, Barcelona dhe Atalanta dhe te gjitha ndeshjet jane te humbura ne transferte mbi te gjitha. Nderkohe fitore ka vetem nje ne transferten e Olimpicos kunder Lazios pikerisht ne diten e proves se formacionit me 4-3-3.”

Por eshte e qarte se Interi ka nje pendese te madhe per ndeshjen ndaj Atalantes, zikalterit duhet ta kishin luajtur ndryshe ate ndeshje.

“Pastaj nuk eshte e thene qe me Nainggolan ne fushe gjerat ne Beragmo do te shkonin ndruyshe, por nje nga gjerat qe i mungon Interit ne ato raste eshte lidershipi ne fushe dhe qe Radja e ka me shumice.”

“Ai eshte gjithmone i pari qe ndez shkendijat per shoket e skuadres dhe i merr perdore me personalitetin e tij.”

“Tani Radja po shfrytezon pushimet per tu bere gati per nje periudhe shume te veshtire de te mbushur me takime te rendesishme: perpara eshte Tottenham, Roma dhe Juventusi.”

“Tre transferta te rendesishme per ambicjet e ardhshme. Koncepti eshte i qarte: Interi nuk mund te beje dot pa lojtarin e saj simbol. Me te ne fushe eshte nje muzike krejt tjeter…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.