Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,128 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja si e ka menduar Antonio Conte skuadren e pare titullare ndaj Lecces: Lukaku pritet te luaje me Lautaron!

Gazzetta – Ja si e ka menduar Antonio Conte skuadren e pare titullare ndaj Lecces: Lukaku pritet te luaje me Lautaron!
Inter Club Staff

Nderkohe qe priten zhvillime te ndryshme ne merkato ndermjet afrimeve dhe largimeve, ndeshja e pare e Serie A eshte gjithmone e me afer. 

Interi i Contes do te luaje ndeshjen e saj te pare si sot nje jave ne Meazza ku pritet te jete plot e perplot me tifoze edhe pse jemi ende ne mesin e gushtit.

Ashtu si tregon edhe edicioni i perditshem i La Gazzetta dello Sport, pertej surprizave qe mund te ndodhin, tifozet zikalter do mund te shohin nga afer ne aksion per here te pare ne nje ndeshje zyrtare edhe Romelu Lukaku.

Gjithmone sipas Gazzettas, Romelu Lukaku do te luaje ne sulm titullar bashke me Lautaro Martinez dhe kjo dyshe eshte provuar ndaj Gozzanos diten e djeshme ne Appiano.

Por pas shpines se tyre po stervitet ne menyre te rendesishme edhe i riu Sebastiano Esposito i cili eshte gati ne rast se ndonjeri nga te siperpermendurit nuk do te jete ne 100% te formes.

Nuk perjashtohet qe 17 vjecari interist te debutoje ne Serie A duke pare se Lukaku dhe Lautaro per motive te ndryshme nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire per te luajtur 90 minuta.

Belgu gjithesesi ka shenuar perseri diten e djeshme dhe assisti ka qene nga Vecino. Kunder Gozzanos, skuadra eshte ndjekur nga afer nga Marotta, Zanetti dhe Baccin.

Ne ndeshjen e djeshme ka shenuar edhe Politano me penallti. Edhe ai eshte nje hipoteze per sulmin per ndeshjen e pare.

Gjithesesi, mendohet se ndaj Lecces mund te luaje i njejti formacion si ai qe u provua dje ndaj Gozzanos:  Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lautaro Martinez, Lukaku.

A do te luaje keshtu Interi i pare ndaj Lecces? Me te gjitha gjasat po.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.