Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja te rejat e fundit nga Appiano: Barella ne avantazh ndaj Vecinos? Ne balotazh jane 6 lojtare!

Gazzetta – Ja te rejat e fundit nga Appiano: Barella ne avantazh ndaj Vecinos? Ne balotazh jane 6 lojtare!
Inter Club Staff

Tashme tema e dites ne kampin zikalter normalisht qe eshte derbi sepse ndeshja zhgenjyese ndaj Slavias se Prages eshte lene totalisht pas kraheve. 

Interi ka rifilluar stervitjet ne Appiano qe te merkuren dhe Conte ka filluar te studioje cdo gje deri ne detaje.

Per te as nuk duhet te mendohet nje hap fals ne derbi, sepse ai nuk deshiron qe skuadra te humbase vetbesim me nje rezultat negativ tjeter por mbi te gjitha, kush eshte ai tranjer qe do te donte te humbiste derbin e tij te pare? Askush.

Keshtu, Gazzetta ne keto caste ka sjelle te rejat e fundit nga kampi zikalter dhe ka treguar se si ne skuadren zikalter ka dy balotazhe qe pritet te vazhdojne deri ne minutat e fundit ku do te vendoset formacioni zyrtar.

Sipas Gazzetta dello Sport, eshte i sigurt rikthimi i Diego Godin nga minuta e pare kunder Milanit pasi ai pushoi ne Champions League.

Por Conte pritet te ripropozoje nje formacion 3-4-2-1 ku nuk mungojne aspak edhe dyshimet.

Ne balotazh ne krahun e djathte eshte Candreva qe do te luaje nje vend titullari me D’Ambrosion. Si rregull Candreva do te ishte titullar, por problemi ne shpine qe pesoi me Slavian e Prages mund ta ule ne stol nese ai nuk do te jete shume mire.

Nderkohe, dy balotazhet e tjera jane: Barella apo Vecino (me Barellen ne avantazh) dhe Politano me Lautaron (me italianin ne avantazh te lehte).

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi do te luaje keshtu: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.