Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

772 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Ja zgjedhja e bere nga Spalletti qe dergoi Interin drejt fitores. Te gjithe menduan keq, por…”

Gazzetta: “Ja zgjedhja e bere nga Spalletti qe dergoi Interin drejt fitores. Te gjithe menduan keq, por…”
Inter Club Staff

Luciano Spalletti ka kontribuar jo pak ne fitoren e Interit kunder Tottenham. 

Pikerisht kur dukej se gjithcka kishte perfunduar me nje barazim (ishte 1-1), te gjithe menduan se ky ishte nje rezultat qe kenaqte Interin duke pare golin e barazimit te sapo shenuar, por ne ate moment vjen levizja surprize e teknikut zikalter.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per kete gje sot:

“Ketu Spalletti llogariti nje karte si nje i cmendur. Pikerisht si Interi. Futi ne fushe Borja Valeron.”

“Nese e mendoje ne moment, dukej sikur ishte nje provokim. Borja plaku, ka shume vite mbi supe dhe eshte i ngadalte. Cfare mund te beje ky njeri ndaj Tottenham? Seriozisht e ka ky Spalletti?”

“Nje rrezik i larte qe mund te ndeshkonte Interin. Ai as nuk ka luajtur as ne Serie A. Por Spalletti pati intuite dhe nuhatje sepse Borja pasi u fut ne fushe futi ne shume mendime dhe veshtiresi Tottenhamin ne mesfushen e tyre.”

“Ai ndihmoi Interin qe te montonte tendat ne zonen e Spurs e te mos largohej me qe aty deri ne fund te ndeshjes.”

“Anglezet u cuditen nga gjithe ai marshim i Interit ne ato minuta. Ata mund te kishin menduar se cdo gje mori fund dhe Interi ishte ne tapet por me pas erdhi goli i Icardit dhe Borja ne fushe ndihmoi jashtezakonisht shume ne rrugen drejt golit te fitores.”

“Spalletti beri nje levizje te cmendur dhe fituese e duartrokitjet shkojne edhe per te sepse duhej guxim te futej nje Borja Valero ne fushe. Me pas goditja me koke e Vecinos dergoi Interin larg, “ne ekuiliber siper cmendurise… Jo me kot Vasco Rossi eshte nje interist”, tregon Sebastiano Vernazza ne Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.