Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep alarmin: “Eshte koha te frikesohen nga ky Inter i pandalshem: e pate dje? Tregoi se kane…”

Gazzetta jep alarmin: “Eshte koha te frikesohen nga ky Inter i pandalshem: e pate dje? Tregoi se kane…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje me dy fytyra ajo ne Firenze: ne pjesen e pare marshimi i Violave por ne te dyten shtypja e tyre nga Interi.

La Gazzetta dello Sport sot ka dashur te nenvizoje se si Fiorentina e nisi mire por i gjithi ishte nje mirazh sepse Interi ja preu te gjitha shpresat ne pak minuta.

“Fiorentina ka dhene shume ne gjysme oren e pare te ndeshjes dhe aty ja doli edhe te shenoje, por te kishte edhe disa raste te tjera.”

“Interi nderkohe ishte shume e pasakte ne pjesen e pare dhe shqetesoi jo pak zemrat e interisteve qe prisnin nje ndeshje tjeter pas atij 6-1 me Bolognen.”

“Por gjithcka mori fund shume shpejt: Inter i shenoi 3 te tjere Fiorentines dhe dergoi shifrat ne 18 gola te pesuar ne 5 ndeshje.”

“Vendi i pare virtual ne klasifikim, ne pritje te Napolit, por kjo ndeshje ishte nje kembane alarmi per te gjithe sepse eshte koha qe te gjithe te frikesohen nga ky Inter i pandalshem.”

“E pate dje apo jo? Ishte me te vertete nje tregues se Interi ka potenciale te jashtezakonshme per kete sezon.”

“Zikalterit deri me tani kane derguar ne gol plot 11 lojtare, dicka qe nuk ndodhte prej shume kohesh tek Interi.”

“Inter ka mesuar nder te tjera se cfare duhet te beje dhe cfare nuk duhet te beje ne fushen e lojes. Te shtunen ne Meazza do te jete Atalanta, edhe keta bisha te presingut.”

“Do te jete ndeshja e pare direkte nese Fiorentina nuk quhet nje e tille. Nese Interi fiton edhe ate ndeshje, ka lajme te keqija per te gjithe te tjeret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.