Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Piero Ausilio zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi ne vere: nuk e prisnim aspak qe nga Interi te largohej…”

Piero Ausilio zbulon gjithcka: “Ja cfare ndodhi ne vere: nuk e prisnim aspak qe nga Interi te largohej…”
Inter Club Staff

Ne menyre ekskluzive, Sky Sport ka intervistuar drejtorin sportiv te Interit, Piero Ausilio, i cili ka folur pak a shume per gjithcka: qe te veshtiresite e medha ne vere e deri tek e tashmja.

Keto kane qene fjalet e drejtuesit zikalter ne shqip:

“Si ishte e mundur te fitonim? Nje ide e kam. Duke punuar fort dhe duke ruajtur punen. Te gjithe personat qe kane besuar qe ne fillim te ky projekt.”

“Nga ardhja e Suning ne 2016 ka pasur nje rritje te vazhdueshme. Jemi rritur duke bere zgjedhje. Kemi qene nje rritje e vazhdueshme ne tranjere, persona, menaxhim, lojtare dhe nuk harroj askend, askend.”

“Sepse nese ti fillon me Pioli dhe Spalletti, qe na dergoi ne Champions, me pas Conte ka kurorezuar nje sukses qe ishte pare me vizion nga larg. E deri tek Inzaghi sot.”

Pas asaj qe ndodhi ne vere, kjo ecuri ne kete kampioant eshte nje mrekulli?

“Jo, nje mrekulli jo. Ka pasur nje moment c’orientimi kur Lukaku na tha se donte te largohej. Nuk e prisnim aspak qe Lukaku te largohej dhe nuk ishte dicka e parashikuar.”

“E dinim qe duhet te benim nje sakrifice ne merkato. Kishim bere gati dhe kishim organizuar largimin e Hakimit.”

“Flitej prej shume kohesh per kete mundesi. Largimi i Lukaku nuk ishte i parashikuar, per kohen, por mbi te gjitha sepse erdhi ne mesin e organizimit per sezonin e ri dhe ne duhet te mbeteshim kompetitive.”

“Te zevendesohet Lukaku me Correa dhe Dzeko ne ato kushte mendoj se ka qene nje pune e madhe shume.”

“Rezultatet po e konfirmojne gjithcka. Ne nuk e humbem kurre shpirtin tone luftarak, pame njeri-tjetrin ne fytyre dhe punuam fort. Mund te dukej nje mal, por e bukura e ketij sporti eshte se ai moment u shnderrua ne nje mundesi te mire.”

Cfare sjell Inzaghi ndryshe?

“Mund te mendohet per te si nje arkitekt i brendshem. Mendon te punoje te struktura aktuale dhe punon te e bukura dhe per ti dhene liri skuadres, kualitet, mbajtje topi, fantazi, nuk mund te mos vihet re kjo. Po punon ne menyre solide.”

A keni pasur frike se mos humbisni Inzaghin?

“Ka qene shume e shpejte gjithcka. E dinim per takimin me Lotiton. Nuk e dinim nese ishte mbyllur apo jo. Ne na ishte thene se nuk kishte asgje te mbyllur dhe kemi menduar se ishte shansi yne per te qene bindes.”

“Jemi treguar te zotet qe e mbyllem shpejt, gjithcka eshte bere me telefon dhe me videocall. E kemi bindur me ide dhe projekt.”

“Ne nuk po humbisnim gjithcka, po humbisnim nje element te rendesishem, por e dinim qe mund te ishte i zevendesueshem.”

“E kemi pasur kete vizion qe ne vere dhe gjithcka po jep rezultate.”

U ngjyros cdo gje me keq nga sa ishte nga mediat?

“Eshte ngjyrosur shemtuar, po, sepse nuk mund te dorezohesh te veshtiresite e para. Te humbasesh nje tranjersi Conte, nje lojtar si Hakimi e me pas Eriksen dhe Lukaku mund te vriste kedo, por jo neve.”

Duke pare aspektin teknik dhe ekonomik, mendon se do te kete nje sakrifice te rendesishme edhe veren e ardhshme?

“Nga ana ekonomike, si te gjithe klubet normale, ne duam qe projekti te kete vazhdimesi. Deri me tani kemi pasur mbeshtetje pa kushte.”

“Rrogat jane paguar normalisht, ne drejtuesit flasim me pronaret. Blerja e lojtareve, kjo i pelqen mediave, tifozeve, por ne bejme nje pune tjeter. Ne duhet te masim mire situatat dhe te bejme investimet e duhura.”

“Gjerat balancohen. Nuk do te jete kurre nje Inter i ridimensionuar ajo qe del nga merkato.”

Ne janar Interi do te operoje ne merkato?

“Mendoj se skuadra eshte shume e forte dhe kompetitive. Ne merkato ne hyrje mund te mendohet se mund te vije nje lojtar nese ndonje nga ata qe luan pak deshiron te largohet.”

“Sot nuk na ka kerkuar askush te largohet dhe numri i skuadres eshte perfekt. Jemi te kompletuar ne cdo repart.”

Onana del nga kjo logjike?

“Lexoj per te ne menyre te rregullt. Disa lojtare tek Interi jane ne skadence so ao, por ne shohim cdo mundesi ne merkato.”

“Janar apo ne qershor? Me pare kam folur mire per ate qe do te jete merkato e janarit: nuk e mendojme per momentin.”

Alvarez, Thuram, Nunez...

“Mund te pranoj se Thuram ka kaluar dhe kam folur me Raiola. Po punonim. Per sa i perket te tjereve ndershmerisht nuk di asgje. A po punojme per te ardhmen? Jemi mire keshtu.”

Pastorello thote se Lukaku do te kthehej me deshire ne Itali: do e merrje prape te Interi?

Ne huazim po.

Ceshtja e plusvalencave?

“Plusvalenca eshte nje resurs shume i rendesishem. Lukaku dhe Hakimi kane qene plusvalenca ne bilanc qe Interit i kane dhene nje dore te mire.”

“Shkembimet nuk jane te ndaluara dhe do te ndodhin gjithmone. Ka raste ne kampionate ku lojtaret shkembehen normalisht dhe kjo nuk eshte dicka e keqe.”

“Por keto plusvalenca duhen bere ne menyre te rregullt, duke respektuar rregullat.”

Kontratat?

“Sot tek Interi kemi mbyllur dy-tre rinovime te rendesishme: Bastoni, Lautaro dhe Barella qe nuk ishin ne skadence, por per ne jane nje aset i rendesishem.”

“Per moshen dhe per ate qe kishin bere per Interin, e meritonin nje vleresim. Po diskutojme me te tjere. Dimarco, me Brozovoc, shpejt do te flasim edhe me Perisic dhe Handanovic e ndonje tjeter.”

Dimarco po vjen?

“Akoma duhet edhe pak pune, por palet vullnetin e tyre e kane manifestuar ne menyre te qarte.”

Po Brozovic, Perisic dhe De Vrij…

“Nuk e kuptoj kete historine me De Vrij. Ai ka nje kontrate me Interin edhe per nje vit e gjysem. Brozovic, Perisic dhe Handanovic jane kontrata ne skadence dhe do te nxitohet pak per ta. Do te shohim nese ka mundesi te mira per ti mbyllur keto marreveshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.