Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e keq: “E mbani mend kur Skriniar kushtonte 80 milione euro? Ja vlera e tij sot.”

Gazzetta jep lajmin e keq: “E mbani mend kur Skriniar kushtonte 80 milione euro? Ja vlera e tij sot.”
Inter Club Staff

Nje tjeter nate e keqe per te ne Verona, por Milan Skriniar ne kete moment duket se e ka humbur busullen e tij.

Pikerisht nje gabim i sllovakut ne markimin e Lazovic pak me vone se minuti i pare i ndeeshjes i ka dhene shkas Verones ti beje dem Interit dhe ka treguar menjehere se cfare e priste Interin ate nate.

Por nuk eshte hera e pare per Skriniar, qe per hir te vertetes kete sezon ka kaluar nje sezon per tu harruar.

Nga i paprekshem absolut dhe nga nje nga mbrojtesit me te mire, tani ai eshte ne qender te merkatos e mund te shitet.

rin

Gazzetta dello Sport shkruan nder te tjera: “Edhe Milani i Interit ka perfunduar ne listen e te diskutueshmve per sezonin e ri.”

“Gabimi i tij i fundit ndaj Verones ka qene thjesht nje nga gabimet e shumta kete sezon. Vleresimi i Skriniar ne merkato ka rene shume: nga 80 milione qe vlente nje sezon me pare, sot veshtire se kap 40-50 milione eruo.”

“Skriniar eshte 25 vjec, dhe kohet e fundit po ben nje tentative te rendesishme per tu pershtatur me skemen me tre.”

“Por ka hasur veshtiresi dhe interesi i klubeve angleze mund te rikthehet ne nje mundesi te arte per Interin qe te shese lojtarin e per ta zevendesuar me nje specialist te mbrojtjes me tre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.