Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e madh: “Inter, shiko kush eshte dukur perseri dje ne seline e klubit!”

Gazzetta jep lajmin e madh: “Inter, shiko kush eshte dukur perseri dje ne seline e klubit!”
Inter Club Staff

Me sa duket tashme per Interin ka lajme te mira dhe frika e madhe e diteve te kaluara eshte hedhur pas shpines.

Covid19 ka sjelle jo pak shqetesim ne klubin zikalter, ku fillimisht preku pothuajse te gjithe drejtuesit e me pas edhe nje pjese te skuadres.

Por diten e djeshme, pas nje mungese te gjate pothuajse nje muaj, Beppe Marotta eshte rikthyer me ne fund ne pune.

Kete gje e ka treguar La Gazzeta dello Sport, e cila i ka kushtuar nje shkrim te vecante rikthimit te Administratorit te Deleguar te Interit.

Shkrimi i La Gazzetta eshte titulluar “Inter, shiko kush eshte dukur perseri dje ne seline e klubit!”, dhe i dedikohet i gjithi Beppe Marottes.

“Marotta ka qene i shtruar ne Spitalin Humanitas, dhe nga aty ka dale te shtunen e kaluar, pasi ka pasur permiresim te dukshem.”

“Ai nuk e ka kaluar lehte Covid19. Por tashme ja ka dale, dhe eshte ne gjendje te rikthehet ne pune. Me ne fund ai eshte pare diten e djeshme ne seline e klubit ne Milano por me pas edhe ne mbledhjen e Lega Serie A per diskutimin e te drejtave televizive.”

“Ka qene dalja e tij e pare publike, edhe pse ne forme dixhitale: mbledhja eshte mbajtur ne nje platforme online. Por Interi mund te gezoje: Beppe eshte rikthyer.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.