Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e madh: “Superliga ne Itali u shkaterrua pikerisht nga Inter: ja cfare ndodhi. Ishin zikalterit qe…”

Gazzetta jep lajmin e madh: “Superliga ne Itali u shkaterrua pikerisht nga Inter: ja cfare ndodhi. Ishin zikalterit qe…”
Inter Club Staff

Inter ka dhene nje deklarate shume te forte ne menyre zyrtare ne oret e mesnates se djeshme per ANSA.

“Projekti i Superliges Europiane ne statusin aktual nuk ben pjese me ne interesin e Interit”, jane shprehur ata rreth ores 01.30.

Dhe me kete fraze, ka qene Interi i pari klub qe ka komunikuar ne menyre zyrtare se nuk deshiron te kete te beje me Superligen, nje plan qe po shkermoqet ne keto ore.

Ne fakt, pas klubeve angleze, ka qene pikerisht Interi qe shkaterroi Superligen ne territorin italian dhe gjithcka e konfirmon La Gazzetta dello Sport.

“Nuk eshte nje rastesi qe murin e italianeve ne Superligen Europiane e shkaterroi pikerisht Interi, kampionia e mundshme e Serie A ne kete sezon.”

“Juve dhe Milan ne fakt kane qene klube me te perfshira ne kete projekt sepse Ivan Gazidis (dihej) dhe Andrea Agnelli (ideator) kishin punuar me Florentino Perez ngushtesisht per krijimin e ketij turneu.

“Ne horizont gjithesesi kemi gjithmone e me shume erresire. Nese te tjeret po terhiqen, per Superligen figura e keqe po behet shume e madhe sepse po mbeten shume pak skuadra.”

“Nder te tjera, Gabriele Gravina qe nga e hena do te detyroje klubet qe te flasin me UEFA-n nese duan te vazhdojne ne Serie A.”

“Por duket se largimi i klubit zikalter eshte ratifikuar nga pronaret e saj kinez ndersa tek Milani fjala e fundit duhet te vije nga Elliott.”

“Nese dedikimi i Interit ne kete projekt ishte siperfaqesor, ku ishte ftuar dhe kishte thene po, perfshirja e Milanit ka qene me e madhe ne kete projekt dhe ka qene direkt me Gazidis qe ka bere gjithcka qe ky projekt te behej realitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.