Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep nje lajm te keq: “Shuhet totalisht ndihma me e madhe e Suning per Interin: nuk ka me asnje…”

Gazzetta jep nje lajm te keq: “Shuhet totalisht ndihma me e madhe e Suning per Interin: nuk ka me asnje…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport e cilesin si nje “zjarr te shuar” largimin e nje serie te gjate sponsorash aziatik nga Interi.

Keta sponsora jane sjelle te klubi zikalter nga Suning, fale lidhjeve te tyre te forta ne Kine, por ne sa duket, ne kete drejtim, tashme gjithcka ka marre fund,

Pse? Kete e shpjegon La Gazzetta dello Sport: “Ne kete moment zjarri i ketyre sponsorave po shuhet totalisht. Ka mbetur vetem Suning.”

“Per shembull, Interi ka pasur kontrata me vlere 31 milione euro me Imedia, apo me Beijing Yixinshijie prej 8 milione eurosh.”

“Pikerisht keto kompani kane deklaruar se e kane te pamundur te respektojne marreveshjen qe kane me Interin.”

“Imedia per shembull ka deklaruar se ka zgjedhur te zgjidhe kontraten perpara fundit te saj ne 2024 ashtu si e parashikon kontrata.”

“Me pak fjale, sponsorat kinez tek Interi po ja mbathin. Pse? Dy arsye: e para eshte pandemia dhe e dyta partia komuniste e kines e cila ka ndalur cdo investim jashte Kines dhe sidomos ne sektorin sportiv.”

“Kjo e ka bere te pamundur qe keta sponsora kineze te vazhdojne sponsorizimin e tyre por mbi te gjitha, edhe te paguajne detyrimet.”

“Interi ne kete moment i ka mbetur vetem Suning si partner sponsorizues, edhe pse me Suning ata jane ne nje mardhenje pronar-klub.”

“Deri me tani, marreveshja me Suning parashikon qe emrin e tyre ta kete qendra sportive, ledet ne San Siro si dhe bluza e stervitjes.”

“Nje marreveshje kjo e nenshkruar ne 2016, qe fillimisht vlente 16,5 milione euro ne sezon me 25 milione euro si signing fee.”

“Kjo shifer me pas ka rene ne 16 milione euro deri ne nje reduktim te rene dakord ne muajin e kaluar: Interi tani nga Suning ne kete sezon do te marre vetem 11,5 milione euro plus 2-3 milione euro nga disa sponsor te vegjel kinez.”

“Me pak fjale, nga Interi sponsorat aziatik jane zhdukur per kete sezon: ka mbetur vetem Suning. Tashme duhen hedhur syte ne territore te reja.”

“Keshtu mund te thuhet se eshte shuar totalisht ndihma me e madhe e Suning per Interin: ajo e gjetjes se sponsorave nepermjet te cileve injektoheshin para. Tani ka mbetur vetem Suning…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.