Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep nje super lajm: “Inter do te tentoje nje super goditje me parameter 0 ne vere: Marotta do te beje gjithcka…”

Gazzetta jep nje super lajm: “Inter do te tentoje nje super goditje me parameter 0 ne vere: Marotta do te beje gjithcka…”
Inter Club Staff

Nuk eshte hera e pare qe emri i Kun Aguero behet i madh per sa i perket merkatos se Interit.

Sulmuesi argjentinas, ne fakt eshte ne skadence kontrate ne qershor te 2021 me Manchester City dhe tratativa e rinovimit nuk ka nisur asnjehere ne menyre te mirefillte.

Ne javet e kaluara zikalter kane arritur te bejne nje sondazh te mire, sipas asaj qe tregohet nga Alfredo Pedulla dhe La Gazzetta dello Sport.

Ne rast largimi te Lautaro Martinez sezonin qe vjen, eshte pikerisht ai lojtari qe mund ta zevendesoje: por si mund te arrije tek Interi nje lojtar i kalibrit te tij?

“Duhet pasur shume kujdes me konkurencen si fillim, sepse mendohet se skuadrat qe do e duan lojtarin jane te shumta.”

“Por ne fundin e majit, Interi kishte bere nje sondazh tjeter per lojtarin por ka kuptuar se ne kete vere ai nuk mund te levizte dot.”

“Gjithesesi, Kun ka siguruar Interin se per te ardhmen ai eshte dakort per kete destinacion: per me shume, ai flet te njejten gjuhe si Zanetti, nje idhull i te gjithe argjentinasve.”

“Me siguri pretendentet nuk do te mungojne por edhe Interi do te jete nje konkurente e forte.”

“Motivimi eshte elementar: Aguero do te mbushe 33 vjec ne qershor dhe ta marresh me parameter zero eshte nje goditje e paprecedent duke pare cilesite e tij.”

“Marotta duket se do te beje gjithcka per te arritur tek ai: per me shume, nje drejtues si Beppe i ka shume qef keto lloj goditjesh…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.