Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

626 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep super lajmin: “Inter, vjen Steven Zhang: ja kater goditjet e medha qe ka ne axhende.”

Gazzetta jep super lajmin: “Inter, vjen Steven Zhang: ja kater goditjet e medha qe ka ne axhende.”
Inter Club Staff

E gjithe vemendja eshte ne Appiano Gentile dhe normalisht tema e dites eshte objektivi i madh qe quhet Skudeto.

Por eshte e qarte gjithashtu se drejtuesit e Interit kane filluar qe tani qe te programojne edhe meskaton e veres.

Nje merkato qe do duhet te sjelle ne Milano elemente ne gjendje per te rritur ndjeshem nivelin e skuadres se Contes.

Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, rikthimi i Steven Zhang ne Milano per Interin sjell nje super lajm per sa i perket merkatos.

“Do te flitet per buxhetin qe do te kete Interi dhe per hapsirat per manovrime te medha ne nje te neserme te afert.”

“Idete jane te qarta, Interi do te beje kater goditje te medha ne merkato, goditje me peshe qe do te rrisin nivelin dukshem.”

“Ata do te jene: nje mbrojtes i mire dhe i besueshem, nje titullar i krahut te majte, nje mesfushor qe ka shume vrap dhe fryme si dhe nje sulmues qe mund te ndihmoje dyshen Lukaku-Lautaro.”

Per sa i perket pozicionit te disa lojtareve aktual tek Interi, duket se sipas La Gazzetta dello Sport, goxha lojtare jane ne rrezik ose ne pikepyetje.

Per shembull, e perditshmja italiane vazhdon te flase per nje Alexis Sanchez qe eshte ne rrezik te forte per sezonin e ri.

“Kiliani me 7 milione eurot e tij ne sezon nuk ka arritur kurre te jete nje lojtar i besueshem per te zevendesuar Lukaku apo Sanchez.”

“Ai eshte nje lojtar i mire, vleresohet nga shoket dhe nga tranjeri, por jo gjithmone rendimenti i tij ka qene ai i prituri.”

“Nderkohe, per tu qartesuar edhe pozicioni i Vidal, qe Conte e ka dashur shume, por qe kohet e fundit eshte pare shume pak.”

“Nje tjeter qe nuk eshte pare eshte Kolarov, nje njeri i rendesishem per dhomen e zhveshjes, por shume larg fushes.”

“Gjithesesi, lajmi i mire eshte se Steven Zhang po vjen edhe per kete pune: per te vendosur strategjine e merkatos. Dhe me Interin kampion, me siguri qe nuk do te perseritet merkato e kaluar…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.