Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Joao Mario, Eder dhe Nagatomo po bejne nxemjen. Ranocchia…

Gazzetta – Joao Mario, Eder dhe Nagatomo po bejne nxemjen. Ranocchia…
Inter Club Staff

Kane kaluar vetem dy dite qe prej ndeshjes ndaj Fiorentines se fituar 4-2, por tashme Interi duhet te mendoje menjehere per nje ndeshje tjeter te rendesishme, ate ndaj Napolit ne transferte e cila luhet te premten.

“Stefano Pioli nuk zbulon zgjedhjet e tij ne stervitjen e fundit ne prag te Napolit”. Kete gje shkruan sot Gazzetta dello Sport, e cila ka ndjekur skuadren qe nga Appiano Gentile ne prag te ndeshjes se San Paolos. Por disa ndryshime ne formacion do te kete: “Perkrah Mirandes dje eshte provuar Andreolli, por ne balotazh mbetet Murillo dhe Ranocchia, por italiani eshte favorit. Ansaldi dhe Nagatomo jane ne gare per nje bluze titullari e do te kene perballe Callejon, ndersa Joao Mario do te rikthehet nga minuta e pare ne vendin e Banega. Me Candreva ne te djathte, dhe Eder qe i ka hapur sfide Perisic ne te majte (kroati pritet perseri nga minuta e pare). Nderkohe, eshte i mundur edhe grumbullimi i Palacios.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.