Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Joao Mario, Interi do perdore dore te hekurt ndaj tij: Do te perjashtohet nga skuadra sepse…

Gazzetta – Joao Mario, Interi do perdore dore te hekurt ndaj tij: Do te perjashtohet nga skuadra sepse…
Inter Club Staff

Jo vetem blerje, por ne shtepine zikalter po mendojne realisht per shitjet.

Ne skuadren zikalter ka disa lojtare qe per momentin ‘jane thjesht te tepert’ per shkak te numrit te larte te futbollisteve per rol, por edhe per faktin se jane jasht projektit te klubit per te ardhmen.

Interi po shtyn per shitjen e Antonio Candreves qe nuk po pranon Monaco, por e njejta gje vlen edhe per portugezin Joao Mario.

Klubi zikalter po mundohet ti gjeje nje sistemim atij qe ne ditet e fundit sapo ka refuzuar nje oferte te rendesishme nga Besiktas.

“Eshte nje histori e gjate qe Interi deshiron ta zgjidhe me qetesi por edhe me shpejtesi sepse nuk po e duron dot me situaten e krijuar nga lojtari – shpjegon Gazzetta dello Sport -.”

“Nuk eshte nje gje e re qe lojtarit i eshte komunikuar se koha e tij tek Interi ka perfunduar me kohe dhe mund ta quaje te mbyllur: asnje shans qe te luaje sezonin tjeter me klubin zikalter.”

“Por ka nje skenar te frikshem per te nese qendron ne Appiano: per te nuk ka vend ne listen Champions por edhe ne ate te Serie A. Keshtu qe, nese Joao Mario do te qendroje tek Interi, do te perjashtohet nga skuadra.”

“Joao Mario do te qendronte keshtu si nje njeri jashte skuadre dhe tek Interi vetem do te stervitej rregullisht si nje lojtar i paperfshire ne planet e zikalterve.”

“Ku i dihet nese interesimet e fundit per te mund te sjellin nje permbysje te situates: pervec dy klubeve nga Sevilla, Joao Mario sapo ka hyre edhe ne radaret e Monaco.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.