Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

945 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Joao Mario rikthehet si ‘dele e zeze’: ja cfare strategjie ka Interi

Gazzetta – Joao Mario rikthehet si ‘dele e zeze’: ja cfare strategjie ka Interi
Inter Club Staff

Ta-ta, kush po vjen? Joao Mario. 

Portugezi eshte rikthyer sot ne Milano (se bashku me Miranden dhe Vecinon) por eshte nje rikthim qe nuk e donte askush.

Nuk e donte as lojtari (qe kishte deklaruar pak kohe me pare “ne Itali nuk rikthehem, eksperienca me Interin eshte e mbyllur”).

Por nuk e donte as Interi qe e ka vene ne merkato prej javesh tashme duke kerkuar qe te rekuperoje sa me shume nga 40 milione eurot e shpenzuara per te qe te mos krijohen minusvalenca.

Per momentin per lojtarin kane ardhur vetem oferta huazimi: ashtu si tregon Gazzetta dello Sport, portugezi i sapo rikthyer nga Boterori, ka pasur kater oferta dhe te gjitha nga Premier.

Skuadrat e interesuara per te kane qene West Ham, Wolverhampton, Everton dhe Bournemouth.

Ndersa per sa i perket Spanjes, ai ndiqet nga Betis por deri me tani asnje oferte.

Ne Angli, merkato do te mbyllet ne daten 09 gusht dhe Interi do te provoje qe ta shese brenda kesaj date por nese nuk do te arrihet nje marreveshje, zikalterit mund te pranojne edhe nje huazim tjeter te lojtarin per te shpetuar te pakten kete sezon parate e rroges dhe te mos mbahet ne shtepi nje lojtar komplet jashte projektit dhe kundra deshires se tij. Ky eshte pak a shume plani i Interit ne kete moment.

Sot ose maksimumi neser, ai do te zhvilloje testet mjekesore tek qendra CONI.

E njejta gje vlen edhe per Miranda dhe Vecino te cilet jane gati te fillojne stervitjen me skuadren ne kerkim te nje vendi prej titullari kete sezon (me pak Vecino sepse mund te largohet ne rast te nje oferte te majme nga Chelsea).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.