Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

922 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Joao Mario shume afer Wolves, Interi ferkon duart: Ja vlera e transferimit te portugezit!

Gazzetta – Joao Mario shume afer Wolves, Interi ferkon duart: Ja vlera e transferimit te portugezit!
Inter Club Staff

Vazhdon qe te levize merkato perreth Joao Marios dhe ne ditet e fundit sidomos duket se dicka do te ndodhe shume shpejt.

Portugezi qe ka thene fjale shume pak respektuese ndaj Interit pavarsisht se eshte ne kontrate me zikalterit dhe kartoni i tij eshte ne pronesi te Interit.

Ai po pret nje largim nga Milano dhe ka kerkuar nje sistemim te ri dhe Interi do e shiste pa u menduar dy here.

Sipas asaj qe tregonte FcInterNews.it disa dite me pare, porguezi ka refuzuar tashme nje klub: behet fjale per Bournemouth. Anglezet ishin te gatshem ta blinin per 17-18 milione euro edhe pse Interi do te kishte preferuar nje huazim me te drejte blerje qe te mos krijonte minusvalenca te menjehereshme dhe qe ta shtonte tek bilanci i ardhshem. Gjithesesi kjo ka qene nje tratative e vdekur qe ne lindje per shkak te kerkesave te Interit por edhe per shkak te refuzimit te Joao Mario.

Por sot per kete ka shkruar edhe Gazzetta dello Sport duke treguar se Joao Mario eshte shume afer largimit nga Interi. 

Ja cfare ka shkruar e perditshmja italiane per kete ceshtje:

“Luzitani po pret qe te mbylle keshtu aventuren e tij tek Interi qe per hir te vertetes ka qene shume pak emocionuese edhe pse pritshmerite ishin te medha.”

“Portugezi eshte ne tratative me Wolverhampton dhe ka folur me agjentin Mendes ne kete moment.”

“Por tek zikalterit ende nuk ka ardhur nje propozim zyrtar. Gjithesesi dicka eshte e sigurt: qe klubi zikalter te mos beje nje minusvalence nuk duhet ta shese per me pak se 27 milione euro.”

“Nese nga Anglia do te vinin kaq para, marreveshja do te mbyllej nga Interi ne vetem dy minuta.”

“Tek Interi ne kete moment po ferkojne duart, drejtuesit zikalter duket se po e presin nga momenti ne moment nje oferte te kanqshme nga Wolves…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.