
Gazzetta – Jovetic-Sevila, sot vizitat. Interi, nje plusvalence e mundshme prej 4 milione eurosh…
Sot, Stevan Jovetic do te fluturoje per ne Sevilla per te zhvilluar vizitat mjekesore me klubin andaluzian, e me pas te vihet direkt ne dispozicion te teknikut Jorge Sampaoli.
Zhvillimi perfundimtar i marreveshjes – konfirmon Gazzetta dello Sport – erdhir kur, dje mbasdite, malazezi dhe agjenti i tij Fali Ramadani kane zgjidhur detajet e fundit te marreveshjes ne prezence te drejtorit sportiv interist, Piero Ausilio: JoJo do te shkoje ne Spanje e nje huazim deri ne 30 qershor me te drejte blerje 14 milione euro (nese do te ndodhe, Interi do te beje nje plusvalence rreth 4 milione) me rroge te njejte – rreth 1,7 milione euro – e cila do te paguhet nga Spanjollet. Praktikisht, eshte arritur nje marreveshje e mire: spanjollet nuk deshironin te kishin detyrim blerjeje tek kjo marreveshje ne fund te sezonit, ndersa Interi hoqi barren e rroges se majme qe merte lojtari. Te gjithe te kenaqur, por zikalterit do te ishin akoma me shume nese ne fund te sezonit, Sevilla do te vendose ta bleje lojtarin.