Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ka nje hipoteze ne merkato qe nuk i pelqen fare tifozeve zikalter por qe Marotta dhe Conte po e mendojne

Gazzetta – Ka nje hipoteze ne merkato qe nuk i pelqen fare tifozeve zikalter por qe Marotta dhe Conte po e mendojne
Inter Club Staff

Eshte dicka shume e njohur ne futboll tashme qe nje lojtar ti pelqeje drejtuesve dhe tranjerit, por tifozeve me pak. 

Ka ndodhur shpesh here edhe ne te kaluaren ne shume skuadra europiane e Interi nuk do te ishte hera e pare qe do te ndodhte dicka e tille.

Ne listen e sulmuesve qe i pelqejne Antonio Contes dhe drejtuesve te Interit eshte edhe emri i spanjollit Fernando Llorente.

Lojtari tashme eshte nje lojtar i ri sepse i ka skaduar kontrata qe kishte me Tottenham dhe shihet me sy shume te mire nga Interi.

Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport “ai eshte nje lojtar qe ofron siguri ne minutat e fundit te lojes dhe mund te jete nderrimi perfekt per Lukaku ne ndeshje ku belgu nuk do te jete ne forme”.

“Pastaj, nje lojtar i tille me zero euro nuk eshte nje ide e keqe. Kjo sepse ardhja e tij eshte shume e thjeshte qe te realizohet”.

Interi nderkohe nuk po arrin te shese dot Icardin qe kerkohet nga Napoli dhe Juventusi por qe zikalterit po hasin veshtiresi qe te mbyllin shitjen e tij.

Por le te kthehemi tek lojtari spanjoll. Fernando Llorente po kerkon nje kontrate dyvjecare dhe Interi po e mendon seriozisht idene per ta afruar ne skuadren e Contes.

“Natyrisht qe emri i Llorentes nuk e ngroh aspak zemren e tifozeve zikalter qe lojtaret e nje moshe te madhe nuk i kane aspak perzemer. Ata ishin edhe kunder Dzekos por deri ne nje fare menyre kishin bere kompromis per ardhjen e tij me klubin. Por te zevendesohet nje si Dzeko me Llorenten per ta eshte e pakuptimte.”

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, lojtari spanjoll shihet nga Conte si perfekt per skemen e tij. Prandaj eshte nje opsion per te mos u skarcuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.