Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 23, 2017

Scroll to top

Top

3,369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Kapitulli mesfushe, liste emrash per Ausilion

Gazzetta – Kapitulli mesfushe, liste emrash per Ausilion
Xhorxh Gellci

Pasi eshte vendosur ne kasaforte Podolski, dhe eshte siguruar aprovimi i Shaqirit, merkatoja e Interit nuk ndalet. Vazhdon te jete aktive ceshtja e mesfushes, ku Piero Ausilio po vazhdon te punoje. Boshnjaku Susic mund te vije menjehere nga Hajduku i Splitit dhe pasaporta e tij belge do e bente me te thjeshte operacionin.

DIARRA – Preferenca e pare e Roberto Mancinit i takon Lassana Diarra, i cili ka prishur marredheniet totalisht me Lokomotiv Mosken, por qe ka shum ceshtje ekonomike per te zgjidhur. Megjithate mendohet se lojtari ka shkuar ne Milano ku ka kryer dhe vizitat mjekesore. Por qe te vazhdohet me tej duhet te pritet pergjigja e FIFA-s mbi situaten e mesfushorit, prandaj gjithcka eshte e bllokuar per momentin.

LUCAS – Edhe ai eshte nje nga te preferuarit e Mancinit, por pozicioni i titullarit qe i eshte garantuar tek Liverpool ka komplikuar operacionin, duke bere qe te rritet cmimi i kartonit.

ALTERNATIVA – Ne pritje te Fifa te prononcohet mbi Diarra, Inter vazhdon te mbaje ne vezhgim Camacho te Malages dhe Tolgay Arslan te Hamburg. Mbi kete te fundit, lojtar i vitit 1990, ne skadim kontrate, jane edhe Lazio, Besiktas dhe West Brom.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.