Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

561 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Kjo eshte situata e rinovimeve ne shtepine Inter: vetem nje lojtar shqeteson me shume…

Gazzetta – Kjo eshte situata e rinovimeve ne shtepine Inter: vetem nje lojtar shqeteson me shume…
Inter Club Staff

Tek Interi nuk ndalen kurre: nese ne fillim e kishte radhen merkato, tani e kane radhen rinovimet.

Kjo sepse zikalterit po punojne me te vertete shume per te bere disa rinovime te rendesishme si per shembull ai i kapitenit Mauro Icardi.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport per kete ceshtje:

“Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk deshiron te shkoje me shume se sa nje rroge prej 6,3 milione eurosh per kapitenin nderkohe qe Wanda Nara po insiston qe Maurito te kete nje rroge prej 8 milione eurosh ne sezon.”

“Ndjesia e pare eshte qe marreveshja do te arrihet shume shpejt sepse asnje nga palet nuk tregohet nervoze.”

“Eshte lene qe te flitet pas derbit perseri ku Wanda dhe Ausilio do te ulen ne nje tavoline pa prezencen e Icardit dhe aty do te vendoset gjithcka. Kapiteni ka dhene dakordesine e tij per rinovimin dhe e di shume mire mundesine e Interit te tij qe i duhet te perballet edhe me Fair Play Fiannciar, prandaj ai vete nuk ka pasur asnjehere kerkesa jashte normales.”

“Pikerisht per kete por edhe per faktin se ai vete nuk ka trokitur ne deren e Interit per rinovim por eshte klubi qe deshiron ta rinovoje kontraten e tij per te zhdukur klauzolen apo per ta rritur ate.”

“Nje tjeter lojtar qe eshte shume afer rinovimit eshte Marcelo Brozovic. Kroati pritet te rinovoje shume shpejt dhe do te kete nje kontrate te re dhe nje klauzole me te rritur diku tek 60 milione euro.

“Por ne shtepine Inter rinovimi i nje lojtari shqeteson me shume dhe arsyeja e shqetesimit eshte se marreveshja nuk po vjen ende dhe as nuk duket se eshte afer.”

“Behet fjale per gjigandin e mbrojtjes, Milan Skriniar i cili ka shume oferta nga Premier League dhe deri me tani Interi ka deshtuar ti ofroje shifren e kerkuar nga agjenti i tij.”

“Nese pyeten drejtuesit e Interit do te thone se nuk ka asnje problem me lojtarin dhe se ka nje kontrate te gjate, por te gjithe e dine se sa me shpejt te rinovohet kontrata e tij, aq me mire do te jete per te gjithe.”

“Skriniar nga ana e tij ka shprehur gjithmone deshiren per te qendruar por nga ana tjeter me te drejte pretendon nje rroge me te mire se sa ajo qe ka sot, sepse ai paguhet pak a shume sa shoku i skuadres Ranocchia i cili pothuajse nuk luan kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.