Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Kondogbia, Brozovic, Murillo dhe Gabigol: ilaci ‘Pioli’, efekti nga rivlersimi i lojtareve…

Gazzetta – Kondogbia, Brozovic, Murillo dhe Gabigol: ilaci ‘Pioli’, efekti nga rivlersimi i lojtareve…
Inter Club Staff

Mua muaj te Stefano Piolit ne pankinen zikalter dhe bilanci eshte me shume se pozitiv. Fitore, pike, qetesi, besim, bindje: te gjitha keto i ka sjelle tekniku italian.

Por kjo eshte merite edhe e ekuilibrit te klubit ne nivel drejtues. “Pertej pikeve ne klasifikim, puna e Piolit po le shenje sidomos tek disa lojtare ne vecanti qe ne fillim sezonit ishin quajtur te panevojshem per projektin dhe qe ishin zhvleresuar mjaft ne merkato: mbi te gjitha Kondogbia dhe Brozovic – tregon Gazzetta dello Sport – . Ne vecanti, pikerisht francezi eshte “kryevepra” e teknikut te ri zikalter: titullar ne kater ndeshjet e fundit zyrtare (nje kuptim natyral ne fushe me blerjen e re Gagliardini) dhe ka qene gjithmone nder me te miret ne fushe, aq shume sa eshte vene ne shenjester te gjysmes se Premier League.

“Pastaj eshte edhe nje lojtar tjeter qe e ka rritur rendimentin e tij ndjeshem me ardhjen e Piolit: behet fjale per Jeison Murillo. Pervec golit spektakolar ne Kupen e Italise qe ishte “qershia mbi torte, kolumbiani ka gjetur qetesine dhe sigurine ne qender te mbrojtjes, si perkrah Mirandes e si perkrah Medel. E nderkohe ka filluar te jape frutet e para edhe puna mbi Gabigol, i cili ka zhvilluar disa leksione teper te veshtira taktike ne javet e fundit”, shton e perditshmja italiane.

Me pak fjale, nje rritje totale e skuader e konfirmuar edhe me vendosmerine ne ndeshjet ne shtepi: te gjitha fitore deri me sot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.