Gazzetta – Kovacic si Hamsik? Mazzarri ka provuar…
Walter Mazzarri ka sjelle shume te reja ne ambientin zikalter. Njera i perket edhe Mateo Kovacic, i cili eshte spostuar disa metra me perpara dhe me ne te majte, per te patur mundesine te hyje ne zone dhe te shohe porten. “Per te bere Hamsik tek Interi“, shkruan Matteo Dalla Vite ne edicionin e sotem te Gazzetta dello Sport.
Sezonin e shkuar ishte perdorur nga Stramaccioni si regjister; kete vit, me Mazzarrin do te jete lojtar i brendshem ne sektorin e majte, pikerisht sic tekniku perdorte Hamsik tek Napoli.
Ne keto dite te para te stervitjes, Mazzarri po ben skuadren te punoje shume dhe ka provuar disa skema sulmi, duke punuar ne disa situata loje. “Hyrjet e Kovacic ne zone pa top, Kovacic ne vertikal me top ne kembe, Kovacic qe sulmon zonen per tu shtuar ne nje sulm me kater lojtare”, sic shkruan gazetari i Gazzettes.
Ai dhe Guarin do te marrin pjese ne inkursione pikerisht si lojtaret e krahut. Por Guarin e shikon porten, ndersa Kovacic do te kete nje zgjidhje te dyfishte: asist ose konkluzion. Por nje gje eshte e sigurt: Mazzarri ka kuptuar qe lojtari ka talent.