Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta kritikon ashper Inzaghin: “Ka bere nje gabim te pafalshem me Asllanin: e ka vene ne nje…”

Gazzetta kritikon ashper Inzaghin: “Ka bere nje gabim te pafalshem me Asllanin: e ka vene ne nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket tashme mungesa e Marcelo Brozovic eshte dicka shume e sigurt ne shtepine Interit per disa jave te mira.

Dhe keshtu, direkt syte jane kthyer te nje djalosh si puna e Kristjan Asllanit por qe sipas La Gazzetta dello Soport, Inzaghi ka bere nje gabim te pafalshem.

“Ne fakt, deri me tani, Brozovic ka luajtur gjithmone, por edhe kur ai ka dale, pak here eshte futur Asllani ne loje”.

“Shqiptari deri me tani ka luajtur mizerjen e vetem 24 minutave loje ne 7 ndeshje te Serie A. Duket si dicka jo normale dhe e tille eshte”.

“Asllani po pergatitej te luante me shume, por nuk e ka pritur aspak te vije nje mundesi kaq e arte kaq shpejt”.

“Deri me tani, ai eshte futur ne nje kuti qelqi nga Inzaghi, dhe nderkohe qe i ka bere komplimenta, e ka perdorur shume pak”.

“Tani do luaje me Romen e mbase edhe me Barcelonen. Presioni do te jete aq i madh per djaloshin, sa eshte i paimagjinueshem per lojtare te rinj kur bejne kapercime te tilla”.

“Asllani mund te beje shume mire, por Inzaghi mund te kete bere dhe nje gabim te pafalshem qe e ka bere edhe vjet me Radu: te vihen pergjegjesi te medha te djem te rinj qe nuk gjejne hapsiren e nevojshme kur gjerat shkojne mire dhe vihen perpara tyre ne momente kyce te sezonit. Keshtu do e kishin te veshtire edhe me veteranet…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.