Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta kritikon ashper Skriniar: “Sa dobet: ky nuk eshte muri qe jemi…”

Gazzetta kritikon ashper Skriniar: “Sa dobet: ky nuk eshte muri qe jemi…”
Inter Club Staff

Nje nate jo e paharrueshme per Milan Skriniar. 

Kjo te pakten sipas La Gazzetta dello Sport qe ka nenvizuar paraqitjen negative te sllovakut:

“Tek Barcelona e donin dhe ishin te gatshem te vinin mbi 70 milione euro ne kasat e Interit, por nese kjo ndeshje ne Camp Nou duhet te sherbente per te vlejtur ato para, nuk ndodhi aspak keshtu.”

“Ai ka qene interisti me me shume pasime pozitive (51), por nuk ishte kjo gje ajo qe donte Spalletti nga ai.”

Ky nuk eshte muri sllovak qe ne jemi mesuar te shikojme ne fushe, njeriu qe Spalletti nuk heq dore kurre.”

“Shume i pasigurt ndaj Lenglet ne fillim, shansi madh per Barcelonen. Pastaj Milan arriti me vonese edhe tek goli i ish-shokut te skuadres Rafinha:

“Difekti i mbrojtesave te vjeter eshte ai qe e shikonin pak topin dhe shume njeriun, kjo gje te ben te humbasesh pamjen e topit” – ka thene ne fund te ndeshjes Spalletti.

“Po goli a ishte faji i Skriniar? Te gjithe mund te gabojne, por koncepti eshte ai, prandaj ne duhet te bejme me mire. Te markojme hapsiren dhe te reagojme mbi njeriun.”

“Sllovaku me pas ka faj edhe tek goli i Jordi Alba i cili mori nje top te bukur nga Rakitic dhe mbrojtesi spanjoll deportoi pikerisht nga ana e Skriniar.”

“Me pak fjale nje nate jo, ku kulmin e kishte tek kartoni i verdhe ndaj Luis Suarez e qe me pas u pasua edhe nga nje zenke me sulmuesin e Barces.”

“Ajo nderhyrje nuk ishte per karton te verdhe, ishte nje shpatull, por dje nuk ishte nje nate e mire per te dhe kjo gje vihet re edhe ne kete rast…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.