Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ky Inter ka nje problem shume te madh

Gazzetta – Ky Inter ka nje problem shume te madh
Inter Club Staff

Ne Itali mediat nuk jane dorezuar akoma: ato ende vazhdojne te perdorin ndeshjen e vetme zyrtare te Interit si pike referimi. 

Sipas asaj qe thoshte sot Gazzetta dello Sport ne faqe te pare, Interi ka nje problem shume te madh dhe qe ndikon jo pak tek zikalterit.

Ata nisen nga humbja me Sassuolon por permendin e sezonin e shkuar per te dale ne perfundimin qe deshirojne.

Sipas tyre, Interi me perjashtim te dy sfidave ne Olimpico ndaj Romes dhe Lazios, nuk ka arritur te fitoje asnjehere nje ndeshje pasi ka kaluar ne disavantazh.

“Ky Inter ka nje problem shume te madh. Nuk di te reagoje. Goditja e pare ka ardhur pikerisht nga nje ndeshje ku Sassuolo ka kaluar ne avantazh e para dhe trendi ka vazhduar.”

“E vete Luciano Spalletti pas ndeshjes e ka pranuar: Duhet te dijme te perballemi me disavantazhin ne ndeshje qe komplikohen si kjo.”

“Ne kampionatin e kaluar Interi ka shkuar ne disavantazh 11 ndeshje nga 38: kunder Romes dhe Lazios vetem ka shkuar sic duhej dhe ka arritur te kthehet rezultati.”

“Ne tre raste te tjera, ne shtepi zikalterit kane marre nje barazim.”

“Ndersa  ne gjashte raste, ata nuk kane ditur si te ringrihen.”

“Pra, vetem 9 pike ne te gjitha ndeshjet ku e kane nisur me nje disavantazh jane shume pak per Interin dhe zikalterit jane ne vendin e 11 ne klasifikimin special te kesaj. Kjo tendence ka vazhduar edhe ne Reggio Emilia.”

Ky eshte shkrimi i La Gazzetta dello Sport, por ajo qe nuk permend Gazzetta eshte se Interi i ketij viti ka pese ndryshime rrenjesore ne formacion ne krahasim me ate vjet dhe me siguri nuk do te jete i njejti Inter.

Por me shume do te tregoje fusha: ajo qe eshte e sigurt eshte qe ne perfundime nuk dalim dot vetem pas nje ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.