Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,093 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Largohet Pereira? Ja te gjithe emrat e zevendesuesve.

Gazzetta – Largohet Pereira? Ja te gjithe emrat e zevendesuesve.
Ardis
  • On 12/10/2013, 11:03

“Lojtaret nen vezhgim jane shume. Interi do te vleresoje ne thelb tre emra: Vrsaljko (Genoa), Insua (Atletico Madrid) dhe Alex Sandro (Porto). Zhurma per nje interesim mbi Isla-n ka rene shume, ndersa mbi idene Criscito nuk ka asnje te re: ideja qe lidhet me italianin e Zenit nese do te konsiderohet per ne qershor, duke pare qe Mazzarri e kerkonte qe ne kohen kur ishte te Napoli dhe se lojtari sapo e ka marre veten nga nje demtim i gjate”. Gazzetta dello Sport ben nje permbledhje te situates per merkaton zikalter mbi lojtaret e krahut, duke pare qe nuk mund te perjashtohet nje largim i Pereiras, sipas gazetes. Sime Vrsaljko luan ne te djathte tek Genoa dhe po ndiqet nga Interi qe prej nje viti: sa here qe klubi zikalter con vezhgues tek ndeshjes e Genoas, syte jane mbi te. Ka profilin e duhur, eshte permisuar shume ne fazen e mbrojtjes, por duke qene 21 vjec ka shume mundesite te rritet akoma me shume. Problemi eshte se e ndjek edhe Arsenali. Me pas eshte Emilio Insua, 24 vjec, argjentinas, Atletico Madrid: nje tip lojtari qe flitet prej kohesh dhe vlera e tij eshte rreth 5 milione €. Mengjarash, ardhja e tij tek Inter mund te jete e lidhur me Pereiran (qe eshte marre 11 milion €, dhe eshte rreziku i minusvalenza-s). Por eshte nje lojtar tjeter qe pelqehet (dhe kushton) shume: quhet Alex Sandro, 22 vjec, lojtar i krahut te majte (terzino i majte) braziliani i Portos, 10 milione €. Por Interi qendron ne gatishmeri, gjithashtu edhe mbi D`Ambrosio (Torino).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.