Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lautaro jo vetem gol por ka zhdukur nje fantazem ne San Siro qe perndiqte tifozet zikalter

Gazzetta – Lautaro jo vetem gol por ka zhdukur nje fantazem ne San Siro qe perndiqte tifozet zikalter
Inter Club Staff

Cilesite e Lautaro Martinez ne ambjentin zikalter nuk jane vene asnjehere ne diskutim. 

Cdo kush ka arritur te admiroje ndeshjet e tij sezonin e shkuar ne Argjentine ku ka shenuar jo pak gola por ne pergjithesi ka luajtur shume mire.

Nga te gjithe ekspertet boteror te futbollit Lautaro Martinez eshte cilesuar si nje nga blerjet me te mira dhe me me prespektive ne Europe.

Gjithesesi duke pare lojtaret e rinj qe Interi ka blere ne merkato vitet e shkuara, ka pasur gjithmone rreth tij nje doze te mire skepticizmi sepse per hir te vertetes tek Interi te paket kane qene ata lojtare te rinj qe kane shkelqyer: pak prej tranjerave, pak prej kampionatit por edhe pak prej nje ambienti qe tek te rinjte vitet e fundit ka treguar se nuk beson shume.

Por me sa duket, sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, Lautaro jo vetem ka shenuar dje por ka zhdukur nje fantazem ne San Siro qe perndiqte prej kohesh tifozet zikalter: ate te Gabigol.

Goli qe zhbllokoi Lautaron shplodhi edhe tifozet te cilet mezi po e prisnin kete moment.

Ai sapo eshte rikthyer nga nje demtim ne pulpe dhe arriti te shenonte ne gjuajtjen e pare ne Serie A dhe ne ndeshjen e tij te pare si titullar ne San Siro.

E ne fund Gazzetta kujton edhe fjalet e Spallettit ne konference: “me kujdes me djaloshin, duhet te evitojme humbjen e tij rruges”.

E mire. Jo vetem qe nuk e humbi rrugen por djaloshi 21 vjecar beri nje gol aspak banal dhe cdo prekje e topit nga ai u priste me ovacione ne Meazza.

Gabigol duket nje kujtim i larget tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.