Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lautaro, ky demtim nuk duhej. Ja sa ndeshje do te mungoje argjentinasi me siguri!

Gazzetta – Lautaro, ky demtim nuk duhej. Ja sa ndeshje do te mungoje argjentinasi me siguri!
Inter Club Staff

Mbase do te ishin ndeshjet perfekte ku ai mund te vihej edhe ne dukje. 

Kjo sepse Interi do te prese Parmen ne San Siro te shtunen ne oren 15:00 ne nje stadium te tejmbushur ne nje orar ku do te kete shume tifoze edhe te moshave te reja dhe ky fakt eshte teper i rendesishem kur dihet se tashme eshte pikerisht kjo moshe ajo qe afeksionohet pas lojtareve te tipit Lautaro: te talentuar dhe te rinj.

Por per fatin e keq, Lautaro Martinez eshte i demtuar dhe me siguri te plote do ta humbase kete ndeshje.

Duket se demtimi i marre perpara ndeshjes ndaj Bolognes ka qene me i rende se sa nje goditje e thjeshte per te dhe ai ka nje hematome ne muskulin e puples se kembes se majte.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, argjentinasi ka filluar dje punen per tu rekuperuar nga ky demtim por tashme ai pasi ka humbur dy ndeshjet e argjentines me siguri do te humbase edhe dy ndeshje te tjera me Interin.

Ai do te mungoje ndaj Parmes dhe Tottenham dhe mund te thuhet me siguri te plote se nuk do te jete. Madje ne dyshim te forte eshte edhe ndeshja pas Tottenham ne Serie A.

Cdo dite tashme eshte shume e rendesishme per te pare gjendjen e tij dhe ritmet e rekuperimit por kjo mungese eshte nje mungese qe shqeteson shume Spallettin qe as Icardin nuk e ka ne top te formes se tij.

Sot Lautaro Martinez do te vazhdoje me punen e personalizuar ne Appiano Gentile dhe do te stervitet perseri vec nga grupi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.