Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lufte Modric-Real, kroati do te takohet me Perez: ja cfare pritet ti kerkoje! Nderkohe Interi…

Gazzetta – Lufte Modric-Real, kroati do te takohet me Perez: ja cfare pritet ti kerkoje! Nderkohe Interi…
Inter Club Staff

Luka Modric do te takohet me Florentino Perez qe dje ka ngritur nje mure te vertete perpara spekulimeve per largimin e nje prej jashtokesoreve te Realit ne drejtim te Interit.

“Modric largohet vetem per 750 milione euro”, ka thene presidenti i Real Madrid.

Por zikalterit vazhdojne te enderrojne numrin 10 te blancos edhe pse ky i fundit – nepermejt agjenteve te tij – i ka dhene disponibilitetin Interit per te zbarkuar ne Milano dhe po shtyn per kete zgjidhje dhe per kete gje ka folur edhe me Madridin me te cilin eshte i lidhur deri ne 2020 me nje kontrate 10 milione euro ne sezon.

Javen e ardhshme shpjegon Gazzetta dello Sport do te kete nje takim edhe me Florentino Perez per te pare se kush do te jete e ardhmja e Topit te Arte te Boterorit ne Rusi.

Zerat jo zyrtare qe vijne nga Spanja – tregon e perditshmja italiane – per sa i perket Modric jane te ndryshme: ka shume nga ata qe nuk e besojne nje largim te numrit 10 nga Real Madrid dhe tregojne se familja e tij (me ne krye gruan Vanja) do te ishin te lumtur te nisnin nje sezon te ri ne Madrid. Por ka edhe nga ata qe mendojne se i gjithe ky pluhur eshte ngritur nga agjentet e 33 vjecarit per te perfituar nje zgjatje te kontrates (e ka firmosur ne 2016 te fundit) qe i skadon ne 2020 dhe qe lojtari mund te jete ne kerkim edhe te nje rritje rroge.

Por te gjithe keto zera dyshues spanjoll nuk shqetesojne aspak Interin qe esht e detyruar qe te beje spektatorin ne kete faze te romances se radhes ne kete vere ne pritje qe te vere kemben mbi gaz dhe te hidhet ne sulm frontal per te.

Drejtuesit jane afruar shume keto dite me perfaqesuesit e lojtarit e ne vecanti me Vlado Lemic qe ka punuar edhe per transferimin e Vrsaljko tek zikalterit dhe qe eshte ende ne Milano sebashku me Beppe Riso dhe mbi te gjitha me Predrag Mijatovic, njeriun e marreveshjeve spanjolle.

Tani nuk mund te mos rrime ne pozicion tjeter pervec se te pozicionit te pritjes por kjo sepse topi eshte i gjithi ne duart e Modric dhe agjenteve te tij: ai duhet e shkoje tek Reali dhe te “lirhohet”, pikerisht si ka bere Ronaldo nepermjet Jorge Mendes dhe vetem atehere me pas do te hyje ne loje Interi.

Zikalterit jane ne dritare prej nje jave tashme dhe po pret takimin qe do te ndodhe javen e ardhshme e po shpreson pikerisht tek vullneti i lojtarit: te krijohet ne Milano nje CroazInter eshte nje ide qe e josh shume lojtarin vete qe si kapiten arriti te shpallet nenkampion Bote. E ne keto ore te nxehta merkatoje nuk mund te kaloje pa u pare me kujdes “like” qe Luka ne instagram i ka dhene videos se Interit teksa prezantonte mikun e tij Sime Vrslajko. Nje tjeter shenje kjo qe ai do te donte te vinte ne Milano sepse e di qe do te kalonte nje sezon si protagonist.

Nese Modric do te lirohej, ne ate pike do te fillonte kapitulli i historise se lidhur me parate qe do te perfitonte ai.

Po flasim per rrogen e lojtarit po kjo gje nuk e shqeteson Interin aspak. Drejtuesit zikalter me Ausilio dhe Gardini ne krye, e kane menduar se cfare do i ofrojne Lukas.

Ai do te mbushi 33 vjec ne 9 shtator dhe fiton 10 milione euro deri ne 2020. Interi per te eshte nje mundesi shume e madhe per te mare nje kontrate te fundit te zgjatur dhe te majme ne karrieren e tij te mrekullueshme. Mbase jo me te njejtat shifra, por shifrat do te jene gjithsesi te larta dhe ai do te ishte totalisht dakort.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.