Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2021

Scroll to top

Top

865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lukaku behet nje problem tek Interi per deklaratat e djeshme: ja cfare po ndodh!

Gazzetta – Lukaku behet nje problem tek Interi per deklaratat e djeshme: ja cfare po ndodh!
Inter Club Staff

“Kemi pasur nje jave te lire ne dhjetor. Jemi rikthyer dhe betohem per kete qe kur i kthyem ishim 23 lojtare te semure nga 25 qe jemi ne total. Nuk eshte nje shaka.”

“Kemi luajtur ashtu te semure me temperature ne shtepi ndaj Cagliarit te Radja Nainggolan dhe pas 25 minutash nje nga mbrojtesit tane u largua nga fusha e lojes.”

“Nuk mund te vazhdonte me tej sepse sa nuk i ra te fiket ne fushen e lojes (behet fjale per Milan Skriniar).”

“Te gjithe ishin me temperature dhe kishin veshtiresi ne nxemje. Kur po beja nxemjen, u nxeha shume me shume se zakonisht. Ne ka shqetesuar shume ky fakt.”

“Pas ndeshjes ka pasur edhe nje darke me miqte e Puma ne program por i kam falenderuar dhe kam ikur menjehere ne krevat.”

“Ne nuk jemi testuar kurre per virusin ne ate moment dhe nuk do e marrim vesh kurre se cfare kemi pasur. Ne ate kohe nuk flitej se kishte virus akoma ne Milano apo Europe.”

Keto kane qene deklaratat e Romelu Lukaku qe i ka thene ne nje interviste ekskluzive per gruan e Mertens, prezantuese e njohur. E keto deklarata kane bere jo pak buje.

Sipas asaj qe shkruan sot Gazzetta dello Sport, klubi zikalter nuk e ka pelqyer aspak ate deklarate me ne krye Antonio Conten.

Gjithesesi, ata kane tentuar menjehere te flasin dhe sqarojne Lukaku: “Frika e tij ne kete moment eshte e pabazuar dhe nis vetem nga situata aktuale.”

“Me siguri, Romelu, duke folur me gruan e Mertens gabon me daten dhe e ka harruar: ai flet per nje rikthim pas nje jave pushimesh ne dhjetor por me pas flet per nje semundje gripale duke marre parasysh Milan Skriniar ne Inter-Cagliari qe eshte luajtur ne 26 janar.”

“Ne mes te gjithe kesaj historie ka 1 muaj diference. Ndeshja e pare eshte transferta e Napolit ku Interi nuk ka asnje mungese dhe tregon nje forme te mire.”

“Keshtu, pushimet nuk kane te bejne fare. Duke mbetur tek ndeshja me Cagliarin dhe me pas tek ajo me Fiorentinen ne Kupe, vihet re qe Skriniar del ne minuten e 17 dhe raporti mjekesor flet menjehere per nje gjendje gripale.”

“Nderkohe ne ndeshjen ndaj Fiorentines, zikalterit gjenden ne gjendje emergjence me shtate mungesa ku tre nga keta jane jashte per shkak te gripit: De Vrij, Skriniar dhe D’Ambrosio.”

“Nga ajo kohe, ben me dije Interi, ka pasur vetem nje tjeter rast me grip: Bastoni qe mungoi ne transferten ndaj Lazios (16 shkurt), kur te tre te tjeret jane rekuperuar.”

“Keshtu, vetem 4 raste me grip qe nga fillimi i vitit tek Interi dhe qe jane nje numer teresisht i pranueshem per dimrin.”

“Klubi zikalter ben me dije se Interi nuk eshte gjendur asnjehere ne situaten qe eshte pershkruar nga Lukaku me 23 te semure nga 25: rifillimet e stervitjeve e tregojne kete gje.”

“Fakti qe asnje nga kundershtaret, drejtuesit, apo punonjesit e Interit nuk jane prekur nga asnje simptome e tregon kete gje.”

“Por Interi e ka kuptuar friken e Lukaku per te rifilluar dhe pankinun e tij. Prandaj ai nuk do te gjobitet nga klubi dhe kesaj radhe Interi eshte mjaftuar me vetem nje ‘terheqje veshi’.”

Per disa momente, Lukaku keshtu u be nje problem tek Interi per ato deklarata por me pas gjithcka u sqarua. Romelu eshte shume i shqetesuar dhe me te drejte si te gjithe njerezit normal ne keto kohera pandemie. Prandaj deri diku ai eshte kuptuar nga drejtuesit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.