Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

278 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Marotta eshte ne Kine: ja pse dhe detajet e takimit! Tani mungon vetem…

Gazzetta – Marotta eshte ne Kine: ja pse dhe detajet e takimit! Tani mungon vetem…
Inter Club Staff

Beppe Marotta, administratori i deleguar i projektuar tek Interi ka fluturuar ne Nainjing, Kine per te takuar personalisht Zhang Jindong ne zyrat qendrore te Suning. 

E gjitha kjo do te ndodhe ne prezence te djalut Steven me te cilin ish-drejtuesi i Juves ka hedhur bazat e nje bashkepunimi prej kohesh dhe prej tre javesh kontaktet jane intensifikuar ndjeshem.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, ky takim nuk eshte deciziv per firmen dhe zyrtarizimin sepse ai do te ndodhe ne fundin e muajit kur Steven te rikthehet ne Milano pas transfertes se Championsit ne Londes.

Por kjo vizite eshte me shume simbolike se sa e detyrueshme. Marotta mund te zyrtarizohet si drejtues i Interi ne daten 7 dhjetor pikerisht ne Allianz Stadium kunder skuadres qe ai ka drejtuar per shtate kampionate radhazi.

Te dhenat e oreve te fundit – tregon Gazzetta dello Sport – jane shume te qarta: ai eshte pare ne aeroport, telefonin ne vesh gjate gjithe kohes por nuk ka folur per askend.

Marotta ka marre nje avion per ne Pekin nga Italia dhe me pas nga aty eshte nisur per ne Nanjing kur do te vendosen edhe fatet e Interit.

Ai do te ulet ne tavoline me pronarin dhe presidentin e Interit por gjithashtu edhe me bosin e madh te Suning, Zhang Jindong.

Marotta ka dashur qe te degjoje nga pronaret idete e tyre per te ardhmen dhe programin per Interin ne te ardhmen e mesme dhe afatgjate.

Nese eshte e vertete qe per ish-drejtuesin bardhezi eshte bere gati nje kontrate 3 vjecare, pritet qe bazat ekonomike te jene te njejta si ato tek Juventusi ose me sakte 1,5 milione euro nse sezon plus bonuse goxha te pasura ne rast te suksesit sportiv te skuadres.

Nderkohe nga ana tjeter e tavolines, Zhang Jindong pa perfituar per te njohur me mire Marotten dhe menyren e te operuarit nga drejtuesi.

Me pak fjale, drejtuesi me origjine nga Varese do te mbaje rolin e administratorit te deleguar per anen sportive te klubit duke i lene Alessandro Antonellos menaxhimin financiar te klubit.

Eshte per tu perjashtuar skenari i dale para pak ditesh ku u perfol se Marotta do te ishte ne krye te Suning Sports: eksperimenti me Sabatinin nuk u gjykua si pozitiv nga Zhang keshtu qe eshte nje hipoteze per tu skarcuar.

Tashme shihet qarte qe Beppe Marotta eshte vetem nje hap larg Interit. Mungon vetem zyrtarizimi sepse firma edhe mund te kete ardhur prej ditesh tashme ose pikerisht ne Kine.

Gjate dites se sotme priten edhe lajme te tjera per sa i perket kesaj ceshtje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.