Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Marotta i nevrikosur, ka pare qe ti shemben te gjitha planet diten e djeshme.”

Gazzetta: “Marotta i nevrikosur, ka pare qe ti shemben te gjitha planet diten e djeshme.”
Inter Club Staff

Ne koken e Marottes numrat ishin te qarte: 18, 20 dhe 24: ato te milionave te blerjes se Joao Mario, Ivan Perisic dhe Valentino Lazaro.

Nje thesar ky qe nese i bashkohej atyre te 70 milione eurove te Icardit do te perfaqesonte per Interin nje shume jo te vogel qe do te investohej e gjitha ne blerje.

Por nuk ka qene aspak keshtu sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport e cila tregon se Beppe Marotta eshte shume i zhgenjyer me kete situate.

“Ai ka pare qe ti deshtojne te gjitha projeksionet qe kishte ne koke dhe normalisht jo per faj te tij, por per shkak te pandemise kryesisht.”

“Eshte pikerisht problemi boteror ai qe ka ndikuar edhe tek merkato dalese zikalter, sepse ka krijuar probleme me shitjet e lojtareve qe shiheshin si shume te mundshme.”

“Bayern ishte shume afer blerjes se Perisic dhe Lokomotiva e Moskes shume afer Joao Marios perpara pandemise sepse te dy ata kishin bere shume mire ne ekipet respektive.”

“Por erdhi pandemia dhe gjithcka u ndal: edhe shpresat e Marottes per te sjelle para te freskta ne kasat zikalter nga lojtare totalisht jashte planit teknik.”

“Marotta pa nje e nga nje ti shemben te gjitha planet si nje tavan mbi koke: i pari ishte Perisic, te cilit i skadoi e drejta e blerjes me daten 15, me pas erdhi edhe deklarata (dje) e presidentit te Lokomotives.”

“Ai eshte teper i xhindosur me kete situate, sepse e di qe planet e tij po deshtojne por jo per fajin e drejtuesve apo te Interit, por per dicka qe askush nuk e ka ne kontroll.”

“Tashme ka mbetur vetem nje prononcim i Newcastle per Valentino Lazaro por tek Interi nuk kane shume shpresa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.