Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

888 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mazzarri i karikuar dhe pret perforcime. Inter riniset pa senatoret, por merkatoja eshte e veshtire

Gazzetta – Mazzarri i karikuar dhe pret perforcime. Inter riniset pa senatoret, por merkatoja eshte e veshtire
Xhorxh Gellci

Pyetjet mbi Interin e ri jane shume. Por edhe sigurite nuk mungojne: Mazzarri, eshte e vertete duhet te filloje te punoje me nje skuader akoma per t’u ndertuar dhe perfeksionuar. Shume lojtare jane larguar, te tjere do te vijne me vonese per shkak te Boterorit. WM e di shume mire qe ky eshte fati, por shume, duke nisur nga Ausilio e shohin si teper te karikuar. Rinovimi i kontrates se fundmi i ka sjelle entuziazem dhe vetedijshmeri qe shoqeria beson tek ai. Ndryshe nga nje vit me pare, per shembull, ku ishte vetem Moratti ai qe e mbronte. Firma deri ne 2016 i ka dhene entuziazem, i ka hequr pasigurite, dhe me shume mundesi per t’u perqendruar ne punet ne fushe, me kompetenca te percaktuara mire, si dhe autonomi per menaxhimin e aspektit teknik.

Por Mazzarri ngelet ne pritje te perforcimeve duke shpresuar qe prej tani deri ne gusht do te kete nje ekip qe mund te punoje me 4-3-3 dhe variacionet e saj (4-3-1-2 e 4-3-1-2), per te qene me shume se nje alternative e thjeshte. Nderkohe edhe moduli mbrojtes e tre qendermbrojtesa do te ngelet nje pjese e rendesishme, i njohur nga skuadra. Gjithcka per nje Inter qe mund te pershtatet me mire se i vjetshmi, sipas Gazzetta dello Sport.

Por cfare Inter do te jete ai i riu? Nje Inter pa senatore. Heronjte e Tripletes jane tanime nje kujtim, te gjithe lojtaret ne skadence kontrate nuk jane me, prandaj cfare skuadre duhet te presin tifozet?

Kete pyetje ben Gazzetta dello Sport, qe vendos ne qender te gjithckaje Fair Play-n Financiar. Parametrat Uefa detyrojne qe, dhe kete Thohir nuk e ka pergenjeshtruar kurre, nje merkato qe, te pakten kete vit te pare do te bazohet ne autofinancim. Si rrjedhoje, Ausilio vazhdon te ngelet peng i shitjeve te munguara, per shembull, te Guarin dhe Alvarez, te cilet duhet te formojne thesarin per merkaton e re. Duhet shtuar se edhe paraqitjet ne Boteror te te dyve nuk vijne shume ne ndihme, sepse kane luajtur shume pak.

Duke patur parasysh kete, eshte e qarte qe dicka duhet te behet per te perforcuar skuadren, por eshte e pamundur qe kjo te behet deri ne 1 gusht. Prandaj, te konsideruar te pashitshem Kovacic dhe Icardi (pervec ofertave te parefuzueshme), edhe nje lojtar si Taider, qe vitin e shkuar quhej nje perforcim i mire, eshte konsideruar i sakrifikueshem, dhe me shume mundesi do te largohet. Pas M’Vila, projekti parashikon t’i jepen Mazzarrit 2-3 lojtare, ndoshta 4: nje lojtar krahu, nje mesfushor, nje sulmues qe garanton nje numer te mire golash, dhe ne baze te nivelit te merkatos, edhe nje sulmues tjeter te dyte. Por Ausilio duhet te nderthurre kapacitetin dhe idete, edhe me nje doze te mire fantazie.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.