Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mazzarri, ja krahasimet: Mou dhe Simoni…

Gazzetta – Mazzarri, ja krahasimet: Mou dhe Simoni…
Ardis
  • On 28/09/2013, 14:25

Interi i Mazzarrit si ajo e Tripletes dhe si ajo e Gigi Simones 97/98. Krahasimi eshte i Gazzetta dello SportMazzarri e ka nisur kete kampionat ekzaktesisht njesoj si me Napolin vitin e kaluar, qe luftoi gjate per skudeton: tre ndeshje ne shtepi dhe dy ne transferte, kater fitore dhe nje barazim (dhe Fiorentina e mundur ne San Siro). E ka nisur me mire sepse Interi ka shenuar dy gola me shume (15 kundrejt 13) dhe kane pesuar te njejten shifer golash (2). Vitin e kaluar ne nje ndeshje te Napolit te tij nuk ka shenuar gol, kete vit Interi gjithmone ka shenuar, 5 nga 5; ai Napoli nuk eshte gjendur ndonjehere ne disavantazh, te enjten ne mbremje Interi u gjend, per here te pare, arriti te permbyse rezultatin”i.

Deri ketu keto jane ngjashmerite me Napolin 2012-13. Ja dhe pjesa tjeter. “Interi e ka nisur kampionatin si ne sezonin 2009-10, sezoni i Tripletes me Mourinho-n. Te njejten shifer pikesh edhe ne kete rast: ne shtepi dy fitore dhe nje barazim, ne transferte dy fitore. Por ky Inter eshte ne te njejtat shifra me kampionatin e Interit te Ronaldos (sezoni 97-98): mbas javes se 5, skuadra e Simoni kishte 13 pike dhe 15 gola te shenuar, me te njejtin ritem shtepi-transferte te asaj te Mazzarrit. Me dy golat e shenuar ndaj Fiorentines, edhe numri i golave te shenuar u be i njejte, per me teper akoma me mire: Pagliuca, krahasim me Handanovic (2 gola), kishte pesuar shtate gola. Me shume i larmishem numri i golashenuesve: 6 per Interin e Simoni (pervec Fenomenit, edhe Recoba, Ganz, Djorkaeff, Galante dhe Moriero) edhe per Interin e Mourinho-s (Eto`o, Thiago Motta, Stankovic, Maicon, Milito dhe Lucio) dhe per momentin tete per Interin e Mazzarrit. I teti eshte Jonathan ku shenoi golin e fitores ndaj Fiorentines.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.