Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mazzarri ka tre probleme per ndeshjen me Romen. Sot…

Gazzetta – Mazzarri ka tre probleme per ndeshjen me Romen. Sot…
Xhorxh Gellci

Sot eshte dita e fundit para Inter – Roma. Dite intense ne Appiano Gentile, ku Mazzarri ka tre probleme per te zgjidhur para ndeshjes te te shtunes ne mbremje ne Giuseppe Meazza.

Pas nje jave te veshtire pune, ne diten e djeshme stafi mjekesor zikalter ka ulur peshat e punes, ndersa ndeshja ne familje ne fund te stervitjes ka konfirmuar ate qe thuhej ne ditet e fundit, pra qe zikalterit do te luajne me njembedhjeteshen tip. Por per te vendosur te gjithe titullaret, tekniku zikalter duhet te zgjidhe akoma disa dyshime. Edhe dje, Campagnaro dhe Jonathan kane punuar te vecuar. Te dy jane pak mbrapa ne krahasim me programin e rekuperimit dhe duket sikur nuk ka mjaftuar qe kane qendruar jashte me Cagliarin per t’i bere te kalojne problemet e javes te shkuar. Ne kete pike, stervitje e mbasdites te sotme do te jete devizive, ku mes te tjerash, pritet te marre pjese edhe Moratti.

Balotazhi tjeter ka te beje me mesfushorin e brendshem te majte. Edhe dje eshte provuar Kovacic qe kunder Cagliarit ka luajtur shume mire, por pas ndaleses te gjate, nuk ka akoma 90 minuta ne kembe. E veshtire te mendohet per surpriza perpara. Do te luajne perseri Alvarez dhe Palacio.

Nderkohe, mes sot dhe neser, Mazzarri do i beje lojtaret e tij te shkojne videon e ndeshjes Parma-Roma. Motivi? Shume i thjeshte, Parma luan ne menyre te ngjashme me Interit dhe per gjysem ndeshje e kane vendosur ne veshtiresi skuadren e Garcia. Gjithashtu, pikerisht ne Tardini, Roma ka pesuar golin e vetem ne kete kampionat. Biabiany i kaloi ne avantazh emilianet, por pastaj Roma ktheu rezultatin me golat e Florenzi, Gervinho dhe Strootman.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.