Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mbrojtesi i krahut te djathte, Interi ka vendosur: ja emrat, do te vije njeri prej tre lojtareve…

Gazzetta – Mbrojtesi i krahut te djathte, Interi ka vendosur: ja emrat, do te vije njeri prej tre lojtareve…
Inter Club Staff

Pas zyrtarizimit te transferimit te Radja Nainggolan, ka perfunduar keshtu nje nga telenovelat me te gjata te veres, edhe pse pritshmerite ishin qe tratativa per te do te zgjaste edhe me shume. 

Por tashme Interi nuk ka kohe per te humbur dhe po mendon per blerjet e tjera.

Natyrisht nuk eshte humbur nga vemendja edhe kapitulli i shitjeve per shkak te Fair Play Financiar te UEFA-s, por drejtuesit zikalter po punojne ne dy fronte ne kete moment: per shitjet edhe per blerjet.

Objektivi eshte te vihet ne dispozicion te Luciano Spallettit nje skuader e denje per kompeticionet ku do te luaje.

Interi ne kete sezon do te jete ne gare per Serie A, Champions League dhe Kupen e Italise.

Ne kete moment, sic eshte thene edhe gjate dites se djeshme, tekniku ka nevoje edhe per tre blerjet te tjera dhe njera prej tyre eshte mbrojtesi i krahut te djathte.

Kjo pozite eshte lene bosh nga Joao Cancelo, i cili nuk u ble dot nga zikalterit per shkak te skadences te se drejtes se blerjes.

E keshtu, Interi ka hedhur syte ne merkato ku sipas Gazzetta dello Sport, mbrojtesi i ri i krahut te djathte do te jete njeri prej tre emrave me te lakuar deri me sot.

I pari eshte Sime Vrsalkjo i Atletico Madrid. Kroati po zhvillon nje boteror te mire dhe mund te vije edhe fale asistences se Brozovic dhe Ivan Perisic.

I dyti eshte Aleix Vidal, njeri nga lojtaret qe eshte nxjere ne shitje nga Barcelona dhe nuk eshte aspak ne planet e blaugranave.

I fundit eshte Davide Zappacosta qe duket se Chelsea deshiron ta shese kete sezon.

Per momentin nuk ka asnje tratative me te tre, por vetem nje “shihemi shume shpejt ne korrik”, sepse mbrojtesi i krahut te djathte te Interit do te jete pikerisht njeri prej tyre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.