Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2018

Scroll to top

Top

1,863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Me Suning, FPF nuk eshte aspak nje makth: Ja plani i Zhang!

Gazzetta – Me Suning, FPF nuk eshte aspak nje makth: Ja plani i Zhang!
Inter Club Staff

Zhang Jindong nuk eshte nje njeri qe luan thjesht per te mare pjese: ai deshiron te fitoje. E kete gje ai ja ka qartesuar vertesve te tij: Interin e do per kampionat, menjehere. 

Tashme jane rregulluar edhe problemet me likuiditetin me 242 milionet e futura nga Suning (pervec 128 qe kane shkuar per Thohir dhe Morattin), dhe tashme duhet rregulluar shenjestra per te bere goditjet e duhura ne merkato pavarsisht Fair Play Financiar te vendosur nga Uefa.

La Gazzetta dello Sport shpjegon strategine: qellimi eshte i i ekuilibrit te klubit, qe mund te arrihet fale partnereve te rinj komercial.

“Te gjitha plusvalencat nga lojtaret, ne nje menyre apo ne nje tjeter, nuk jane me aq te rendesishme. E rendesishme per Uefan eshte qe ne fund llogaria te dale ne ekuliber humbje-fitim, pra te mos shpenzohet me shume se sa fitohet.

Limiti tjeter i takon specifikisht fushates se blerjeve dhe merkatos dhe eshte i lidhur me listen (e cila eshte e reduktuar per sezonin qe vjen nga 25 lojtare ne 21 lojtare) per Europa League: shpenzimet per blerjet nuk duhet te kalojne fitimet nga shitjet e lojtareve qe kane qene ne listen e fundit Uefa te Interit, pra ate 2014-2015. Do te nisemi, pikerisht, nga lista e dy sezoneve me pare: jane shitur lojtare te ndryshem, nga Kovacic tek Hernanes e tek Guarin, te cilet kane gjeneruar pothuajse 60 milione  euro.

Por nese marim ne konsiderate per listen e re Uefa te gjithe lojtaret e Interit te blere ne merkaton e kaluar (Kondogbia, Jovetic, Perisic, Miranda, Murillo, Brozovic, Felipe Melo, etj), totali i blerjeve kap dicka tek 100 milione euro. Qe ne kete pike, llogaria do te ishte me minus diku tek dyzet milione euro. Ne teori, pozicioni i blerjeve ne krahasim me shitjet do te permiresohej vetem nese do te shiten shume shtrenjte lojtare qe kane luajtur ne Europa Leaguen e fundit: per ta kuptuar, jo dikush si Kondogbia qe i takon blerjeve te sezonit te fundit, por dikush si Icardi qe ka dy vite tek Interi. E ne kete pike, duke e ditur kete gje, kerkon qe Interi te kete si qellim kryesor Kampionatin dhe rikthimin ne Champions League. Keshtu, drejtuesit zikalter, do e shohin Serie A si me te privilegjuar ne krahasim me Europa League. Madje disa lojtare qe do te blihen sdo te futen fare ne listen e Europa League por do te jene te gatshem vetem per Kampionatin. Kjo gje do te lejoje qe Interi te mos kaperceje Fair Play Financiar (nese nuk jane ne listen Uefa, nuk llogariten blerjet nga FPF), e ne kete menyre Interi perforcohet per Serie A, duke e kthyer kete te fundit ne objektiv kryesor. Nderkohe te mos harrojme qe ekziston gjithmone ideja qe Jiangsu mund te bleje lojtare e me pas duke i huazuar me zero tek Interi, por kjo menyre do te perdoret vetem ne raste ekstreme kur nuk do te kete rruge tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.