Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

570 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: me te miret dhe me te dobetit e Serise A. Tre zikalter marrin pjese…

Gazzetta: me te miret dhe me te dobetit e Serise A. Tre zikalter marrin pjese…
Xhorxh Gellci

Pas 12 ndeshjesh, Gazzetta dello Sport ka analizuar impaktin pozitiv dhe negativ te lojtareve te impenjuar ne Serine A. Nga njera ane lojtaret me te mire, dhe nga ana tjeter ata qe nuk kane arritur nivelet e larta. Ne lojtaret me te mire futet edhe Hugo Campagnaro, qe percaktohet si nje lojtar me parameter zero, por me rendiment te siguruar. Kalon proven edhe nje ish zikalter, Macon, qe ka ardhur tek Roma me parameter zero, dhe nje lojtar qe ndoshta do te jete nje zikalter i ardhshem, Vrsaljko i Genoas (ne vere vlente 4 milion, tani ndoshta vlen 6).

Mes lojtareve me te dobet gjendet Alessandro Matri, i ardhur per tek Milani per 11 milion dhe me nje rroge prej 2,5 milion, jo pak. Edhe dy zikalter futen ne skuadren me lojtaret qe nuk kane treguar shume. Per Belfodil mbahet mend vetem paraqitja me Torinon, me 175 minuta te luajtura dhe 5,8 si vote mesatare. Eshte edhe Wallace, qe ka luajtur me pak se te gjithe lojtaret e tjere, por qe Gazzetta e quan si flop. Vetem 46 minuta dhe nje vote prej 5,75, por nga ai mbahet mend vetem faulli i shkaktuar ne fund te ndeshjes me Torinon, qe solli edhe golin e barazimit. Gjithsesi, ka akoma kohe te tregojne veten. Ne fund te fundit jemi vetem ne nentor.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.