Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,044 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Medel i ve te gjithe dakord: te dhenat e ketij fillim sezoni. Dhe Moratti…

Gazzetta – Medel i ve te gjithe dakord: te dhenat e ketij fillim sezoni. Dhe Moratti…
Ardi Deda

Te shumte kane qene dyshimet qe nga ane te ndryshme kane shoqeruar telenovelen e gjate qe ka sjelle Gary Medel tek Inter. 10 milionet e shpenzuar nga shoqeria zikalter per mesfushorin kilian jane dukur pak shume perpara se futbollisti te kishte mundesine te zbriste ne fushe dhe te shfaqte vleren e tij. Kane mjaftuar disa ndeshje per te treguar qe per Medel ato 10 milione vlejne me siguri dhe qe, pavaresisht se eshte ne Milano prej pak kohesh, Inter tashme nuk mund te beje pa te, si per grinten qe shfaq ne fushe, ashtu edhe per faktin se jashte fushe eshte integruar menjehere me grupin. Pitbull eshte garancia themelore per shkak te se ciles Mazzarri mund te vendose ne fushe dy sulmues, ne baze te ekuilibrit shume te dashur dhe te kerkuar nga tekniku i San Vincenzo. Gazzetta dello Sport ka sjelle disa statistika mbi paraqitjet e para te Medel me fanellen zikalter: “Gary pervec se rekuperon 7 topa per ndeshje, ka gjuajtur tashme drejt portes 4 here, me 5,5 topa te gjate te dhene saktesisht gjate ndeshjes, madje 261 pasime pozitive dhe 73 vertikalizime“.

Performancat e mira ne boterorin brazilian kishin bindur dhe Massimo Moratti: “I pari qe eshte dashuruar me kilianin ka qene Moratti, i cili ka akoma ne zemer luftetare si Ince dhe Simeone. Duke pare ndeshjet e boterorit, presidenti i ka thene femijeve te tij se nese do te ishte akoma pronar i vetem do ta kishte blere menjehere. Dhe disa dite me pas Erick Thohir i ka telefonuar per ti shpjeguar se Inter ishte duke ndjekur pikerisht Pitbullin...”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags